Shërbimet

Shërbimet tona të veçuara

Trajnim Profesional dhe
Shërbime Konsulence

Si organizatë në shërbim, për trajnime dhe përkrahje, ATRC ofron programe trajnimesh dhe konsulenca, të dizajnuara për ballafaqimin e nevojave aktuale dhe nevojave të vazhdueshme të klientëve tanë.

ATRC ofron shërbime për përfituesit e Organizatave të Shoqërisë Civile, Institucioneve Lokale dhe Ndërkombëtare, Biznese dhe Kompani, si edhe për të gjitha palët tjera të interesit. Shërbimet tona përfshijnë trajnime dhe konsulenca bazike dhe të avancuara në fushat kryesore të zhvillimit organizativ, menaxhimit të projektit dhe avokim.

Trajnerët/Konsulentët e ATRC-së kanë ekspertize dhe eksperiencë në fushat e ndryshme që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve individuale dhe të organizatave. ATRC ofron dy lloje të shërbimeve:

  • Trajnime për Zhvillim të Kapaciteteve Organizative
  • Konsulenca

Për të gjithë klientët, pagesat janë të standardizuara dhe bazohen në orët e kërkuara për zhvillimin dhe ofrimin e shërbimeve të trajnimit dbe të konsulencave. Për më shumë detaje na kontaktoni në adresën [email protected].

Misioni ynë është që ti përkrahim klientët tanë në zhvillimin e kapacitetit të tyre, me njohuritë praktike dhe ekspertizën tonë, e cila do të kontribuonte në zhvillim e potencialit të plotë dhe do t’iu mundësonte atyre të arrijnë synimet strategjike në mënyrë sa më efektive dhe të qëndrueshme.

ATRC ka qasje të harmonizimit, të bashkimit dhe inkurajimit të Individëve dhe Zhvillimit të Kapaciteteve Organizative për një qëndrueshmëri, sa i përket zhvillimit të kapacitetit të tyre përfshirë këtu pjesëmarrjen aktive të menaxherëve dhe stafit të organizatës si dhe adreson çështjet me të cilat organizata ballafaqohet në nivel individual, organizativ dhe strategjik.

CAPACITY DEVELOPMENT TRAININGS

Përveç trajnimeve të standardizuara, ATRC gjithashtu siguron trajnime sipas kërkesave, të cilat adresojnë nevoja specifike të klientëve tanë.

Ne do të punojmë në partneritet me ju për përmbushjen e synimeve individuale dhe të organizatës tuaj. Trajnerët/Konsultantët tanë kanë eksperiencë dhe ekspertizë të dizajnojnë module trajnimesh sipas kërkesave tuaja në lëmi të zhvillimit organizativ, menaxhimit të projekteve dhe avokimit.

Nëse jeni të interesuar për trajnim specifik për të cilën organizata e juaj ka nevojë ju lutemi na kontaktoni në e-mail adresën: [email protected] ose në këtë numër të tel: +383 38 739 739

MODULET E TRAJNIMEVE

  • Dizajnimi i Projekt Propozimit (trajnim dy ditor)
  • Menaxhimi i Ciklit të Projektit (trajnim dy ditor)
  • Menaxhimi i OJQ-ve (trajnim tre ditor)
  • Avokimi dhe Ndërtimi i Koalicioneve (trajnim dy ditor)
  • Roli i OJQ-ve në Shoqërinë Civile (trajnim një ditor)
  • Qeverisja e Mirë dhe Gjithpërfshirëse (trajnim një ditor)
  • Lidershipi dhe Menaxhimi (trajnim dy ditor)
  • Planifikimi Strategjik (trajnim tre ditor)
  • Analiza e Kostove (trajnim një ditor)
  • Monitorimi dhe Vlerësimi (trajnim një ditor)
  • Menaxhimi Financiar (trajnim një ditor)
  • Marrëdhëniet me Publikun dhe Marketingu (trajnim dy ditor)
  • Menaxhimi i Konflikteve (trajnim dy ditor)

DIZAJNIMI I PROJEKT PROPOZIMIT

Kjo punëtori jep shpjegim të përgjithshëm sa i përket shkrimit të projekt propozimit, duke përfshirë këtu të gjitha elementet e një projekt propozimi. Metodologjia e cila përdoret është e bazuar në Kornizën logjike dhe kjo ju mundëson pjesëmarrësve zhvillimin e projektit prej idesë fillestare deri tek përpilimi i synimeve dhe objektivave, planin e zbatimit të projektit dhe buxhetin.

MENAXHIMI I CIKLIT TE PROJEKTIT

Kjo punëtori synon të rrisë nivelin e të kuptuarit se si të menaxhohet cikli i projektit përmes metodologjive për identifikimin e problemit, implementimin dhe vlerësimin e projektit.

Kjo punëtori i mbulon konceptet kyçe në menaxhimin e aktiviteteve bazuar në analizën e metodës së kornizës logjike.

Objektivë e modulit MCP është të përmirësoj menaxhimin e aktiviteteve përmes pjesëmarrjes së aktorëve kyç si palë me interes, në realizimin e objektivave të projektit. Moduli përfshin: identifikimin e ciklit të projektit dhe hapat e kornizës logjike, fazat e shkrimit të projektit përmes analizës së palëve me interes, analizën e problemit, analizën e objektivave dhe analizën strategjike, duke vazhduar me fazat e aktiviteteve, ndërtimin e matricës së kuadrit logjik dhe vlerësimin e projektit.

MENAXHIMI I OJQ-SË

Kjo punëtori fokusohet në parimet menaxhimit dhe zhvillimit organizativ të OJQ-ve. Pjesëmarrësit do të rishqyrtojnë misionin, zhvillojnë aftësi për planifikim strategjik dhe do të njoftohen me principet e zhvillimit të qëndrueshëm të kapaciteteve përbrenda OJQ-së.

MENAXHIMI FINANCIAR

Kjo punëtori i mbulon themelet e mbajtjes së financave, konton rrjedhëse, mbajtjen ditore dhe mujore të të dhënave, marrëveshjet bankare, planifikimin dhe buxhetimin, politikat dhe procedurat financiare dhe fjalorin e termeve më të nevojshme për financa dhe kontabilitet.

MARREDHENIET ME PUBLIKUN DHE MARKETINGU

Kjo punëtori fokusohet në komunikimin ndërmjet organizatave dhe palëve me interes, duke i integruar në mënyrë specifike audiencat përkatëse. Moduli përfshin: Hyrje në marrëdhënie me publikun, dallimet ndërmjet Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut dhe strategjia e Marrëdhënieve me Publikun, duke komunikuar përmes mënyrave të ndryshme dhe duke ofruar mesazhet e duhura.

AVOKIMI DHE NDËRTIMI I KOALICIONEVE

Kjo punëtori fokusohet në zhvillimin e shkathtësive avokuese dhe ndërtim të koalicioneve të domosdoshme për vazhdimin punës efektive avokuese. Kjo do t’ju ndihmojë pjesëmarrësve që të kuptojnë procesin e avokimit, të zgjedhin çështjen për të avokuar, të definojnë objektiva të qarta avokuese, të zgjedhin strategji efektive si dhe të zhvillojnë koalicione.

ROLI I OJQ-VE NE SHOQERINE CIVILE

Kjo punëtori përfshin konceptet, strukturat, karakteristikat dhe definimin e shoqerisë civile dhe OJQ-ve në shoqeritë demokratike dhe gjatë procesit të tranzicionit. Diskutimet do të fokusohen në tiparet dhe raportet në mes të shtetit, tregut dhe shoqërisë civile, tipet e ndryshme te OJQ-ve, në zhvillimin nacional dhe global, progresin e traditave demokratike dhe forcimin e shoqerisë civile dhe çështjeve, trendeve dhe sfidave për OJQ-të në Ballkan.

Pjesëmarrësit gjithashtu do të mësojnë si të harmonizojnë shoqërinë civile dhe sektorin e OJQ-ve dhe zhvillojnë strategji për ndryshime sa i përket zhvillimit social, ekonomik dhe politik.

QEVERISJA E MIRË DHE GJITHPËRFSHIRËSE

Kjo punëtori flet për konceptin, strukturat dhe principet e udhëheqjes së OJQ-ve dhe sektorit jo-profitabil. Komponentët përfshijnë; standardet ndërkombëtare për OJQ-të, rolin e bordit, funksionet dhe përgjegjësitë, llogaridhënien e OJQ-së, transparencën dhe kodin etik, zhvillimin dhe praktikat për një menaxhim sa më demokratik si dhe sistemet menaxhuese financiare dhe administrative.

LIDERSHIPI DHE MENAXHIMI

Kjo punëtori synon të rris nivelin e të kuptuarit mbi Lidershipin dhe Menaxhimin. Moduli përfshin kuptimimin e lidershipit dhe menaxhimit, dallimet ndërmjet lidershipit dhe menaxhimit, komunikimin në organizatë, konfliktet organizative dhe ndryhimi, delegimi dhe menaxhimi i suksesshëm dhe ndjekja dhe mbështetja e performancës.

PLANIFIKIMI STRATEGJIK

Kjo punëtori përfshin planifikimin strategjik për nevojat e organizatave, duke përfshirë strukturën e strategjisë përmes analizës së problemeve dhe identifikimit të objektivave strategjike. Metodologjitë i përfshijnë analizat SWOT dhe PESTLE dhe identifikimin e anëve të forta si potencial që mund t’i ndihmojë organizatat që ti vijojnë aktivitetet e tyre në ndërlidhje me misionin dhe vizionin e tyre.

ANALIZA E KOSTOVE

Kjo punëtori përfshin definicionet dhe rëndësinë e analizave të kostove në vlerësimin e rezultateve të mundshme të shpenzimeve të cilat kanë të bëjnë me përgaditjen e buxhetit dhe në menaxhimin e financave të projekteve; identifikimi i konsideratave të cilat ndikojnë në lejueshmërinë e shpenzimeve dhe duke i bërë analizat e kostove dhe benificioneve.

MONITORIMI DHE VLERËSIMI

Kjo punëtori fokusohet në qasjen ndaj metodologjive të monitorimit dhe të vlerësimit në praktikë. Pjesëmarrësit do të njoftohen me qasje të ndryshme nga identifikimi i treguesve, dallimet në mes të monitorimit dhe vlerësimit, përdorimin praktik të monitorimit dhe vlerësimit në terren, raportimin dhe rëndësinë e monitorimit dhe vlerësimit të projekteve, të zbatuara nga organizatat përkatëse.

MENAXHIMI I KONFLIKTIT

Kjo punëtori është e fokusuar në kuptimin e Menaxhimit të Konfliktit dhe të mjeteve me të cilat trajtohen konfliktet në mënyrë interaktive në kontekste të ndryshme. Subjektet e përfshira janë: kuptimi i konfliktit, puna me konflikt, rolet, komunikimi, konflikti social dhe bashkëpunimi zhvillimor. Moduli tenton t’i pajisë pjesëmarrësit me informata të rëndësishme në menaxhimin e konflikteve, duke i përfshirë palët e ndryshme me interes nga organet qeverisëse, shoqëria civile dhe aktorët e tjerë potencial.