Për Ne
Mbështetja e shoqërisë civile dhe nxitja e një kulture demokratike në Kosovë
Profili
Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim beson se një sektor i fuqishëm i shoqërisë civile është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shtetit dhe institucioneve publike.
Përveç kësaj, ATRC-ja është e përkushtuar të përqendrojë mbështetjen e saj në nivelin lokal, i cili është injoruar kryesisht në vitet e fundit. Qëllimi kryesor i ATRC-së përmes dhënies së granteve do të jetë forcimi i normave demokratike të qeverisjes si përgjegjshmëria dhe transparenca dhe respektimi i të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e pakicave.
Një tjetër komponent kryesor i këtij programi do të jetë ndihma financiare për organizatat joqeveritare, veçanërisht organizatat bazë, një iniciativë komunitare që synon të mobilizojë qytetarët për të adresuar sfidat e përditshme.
ATRC do të ofrojë grante për organizatat që do të kërkojnë të rrisin ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtat e tyre dhe të nxisin një kulturë demokratike në shoqëri. Në këtë kontekst, ATRC do të mbështesë gjithashtu aktivitetet që synojnë të rrisin vetëdijen për të drejtat e pakicave apo të drejtat e komuniteteve shumicë në Kosovë, si dhe aktivitete që do të promovojnë ndërgjegjësimin për mjedisin dhe fushatën për agjendën e gjelbër në politikat publike. sidomos në nivel komunal. ATRC do të mbështesë aktivitetet që synojnë të adresojnë çështjet gjinore dhe sfidat strukturore dhe diskriminimin në shoqëri ndaj grave.
Misioni dhe Vizioni ynë
Ku duam të jemi?
Qendra për Trajnime dhe Burime për Avokim (ATRC) është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse kosovare që vizioni i saj është një mjedis mundësues që nxit qëndrueshmërinë demokratike dhe qytetarinë aktive.
Misioni i ATRC mbetet i fokusuar kryesisht në rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqërisë civile në vendimmarrje, me qëllim promovimin e vlerave dhe normave demokratike.
Arritja e vizionit dhe misionit të ATRC-së, lehtësohen nga tre objektiva të përgjithshëm të organizatës:
- Mbështetja e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes përmes zhvillimit të kapaciteteve:
- Forcimi i pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes nëpërmjet aktiviteteve të komunitetit që nxisin rezilencen dhe
- Lehtësimi i pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes nëpërmjet.
Këto tre objektiva të përgjithshme formojnë tre programet kryesore të ATRC-së dhe janë të përqendruara në thelbin e misionit të organizatës, që është rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqërisë civile në procesin e vendimmarrjes.
Lehtësimi përmes avokimit

Mbështetje përmes kapaciteteve

Forcimi nëpërmjet rezilences

Pjesëmarrja e qytetarëve dhe shoqërisë civile në vendimmarrje


Historia jonë
Histori e shkurtër për ATRC
ATRC është formuar në tetor 2001 si partner implementues për USAID/EWMI Projekt Avokimi për OJQ-të e Kosovës (KNAP). Në fillim ka qenë pjesë e Forumit, por më vonë ka hyrë nën mbikëqyrje të Fondacionit për Iniciativa Demokratike (FDI) e cila e ka dërguar deri te pavarësimi si organizatë jo qeveritare(OJQ) në qershor 2003.
Qëllimi fillestar i ATRC-së ishte që të krijoj trajnim avokimi dhe qendër burimi. Gjatë vitit 2002 – 2005, ATRC ka udhëhequr rrjetin e 27 OJQ-ve kosovare të quajtur AvoKo.
Në shtator 2005, ATRC-ja formalizon marrëveshjen e partneritetit me International Research dhe Exchanges Board (IREX) për të përkrahur zhvillimin e OJQ-ve në Kosovë në kuadër të Programit për Shoqëri Civile të financuar nga USAID-i. Nëpërmjet rolit tonë si qendër e trajnimeve, resurseve dhe informimit për OJQ, ATRC po punon në fuqizimin e autonomisë, efektivitetit, qëndrueshmërisë dhe ndikimit te sektorit te OJQ-ve si katalizator kryesor në zhvillimin e një shoqërie aktive civile dhe të një qeverisjeje të përgjegjshme demokratike. Ka formuar Program të gjerë Informacioni, që përbëhet prej diskutimeve të shpeshta publike; fletushkë mujore, “The Advokate”, botime avokimi; dhe me biblotek të shumëllojshme, me më se 600 tituj.
Si pjesë e aftësisë në ndërtimin e programit, ATRC ka trajnuar më se 700 udhëheqës të OJQ-ve me 40 trajnues në dispozicion.
Që nga 2005, ATRC ka trajnerët dhe konsultantet e vetë të cilët kanë trajnuar më se 500 përfaqësues të OJQ-ve në fusha kyçe të zhvillimit organizativ të OJQ-ve, menaxhimit, avokimit dhe mbledhjes së fondeve.
Bordi ynë
Bord Profesionistësh

Merita Syla - Bunjaku

Astrit Istrefi

Bekim Ismajli

Aferdita Jahja

Besim Kajtazi
Stafi ynë
Ekip profesionistësh

Kushtrim Kaloshi

Fidan Cerkini
Fidan Cerkini
Finance and Administration Director

Valmira Emini
Valmira Emini-Kadrolli
Finance and Administration Manager

Arsim Kosumi
Arsim Kosumi
Information System Manager
Project Finance Specialist

Fortese Frangu
Fortese Frangu Pacarada
Project Manager
Program for Resilient Communities

Hera Luma
Hera Luma
Program Manager
Program for Advocacy

Lirika Bakija
Lirika Bakija
Legal Advisor and Project Manager

Arbnor Mjeku
Arbnor Mjeku
Fundraising Specialist and
Project Manager

Chiara Dedeken
Chiara Dedeken
Capacity Building and
Reporting Expert

Endrit Bytyqi
Endrit Bytyqi
Monitoring and Evaluation Specialist

Qendresa Ebibi
