SEE SEP

24.11.2015

Me një potencial prej 25 milion qytetarë të rinje të BE-së nga Evropa Juglindore, të gjithë konsumatorë të energjisë, energjia është një nga çështjet më komplekse me të cilat ballafaqohet rajoni. Ajo është e nderlidhur dhe arrin të ketë ndikim në disa fusha, duke përfshirë shoqërinë, ekonominë dhe mjedisin. Programi “Politika të Qëndrueshme të Energjisë për Evropën Juglindore” (SEE SEP) është projektuar për të trajtuar këto sfida. Ky është një program shumëvjeçar i cili përfshin 17 partnerë të OShC-ve nga e gjithë rajoni (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia) dhe BE. Projekti mbështetet financiarisht nga Komisioni Evropian. Kontributi i projektit SEE SEP përfshin fuqizimin e OShC-ve dhe qytetarëve drejt ndikimit në praktika e politika te drejta për energji më të pastër dhe më të sigurte për të ardhmen e Evropës Juglindore.

Siç edhe mund të jeni në dijeni, ATRC në bashkëpunim me 17 organizata të 7 shteteve të rajonit është duke implementuar një projekt të përbashkët, i cili financohet nga Komisioni Evropian dhe që synon krijimin e Modelit Energjetik të secilit shtet veç e veç, i cili me pas do t’i shërbej qeverisë që mbi bazën e skenarëve të zhvilluar të hartoj strategji dhe plane afatgjate zhvillimi. Modeli i Energjisë se Evropes

Juglindore është i bazuar në një dizajn të zhvilluar nga Departamenti për Energji dhe Ndryshime Klimatike i Mbretërisë së Bashkuar, e përdorur aktualisht në një numër të madh të vendeve.

Kalkulatori I modelit të energjisë: https://www.see2050energymodel.net/