Qytetarë aktiv – Komuna të përgjegjshme dhe transparente

24.11.2015

Nga viti 2012 ATRC ka filluar implementimin e projektit Qytetarë aktiv-komuna të përgjegjshme dhe transparente, i cili financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme. Projekti ka për qëllim të rris pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në komunat: Gjilan, Viti, Kamenicë dhe Novobërdë.

Projekti synon të kontribuoj në një stabilizim demokratik dhe zhvillim të mëtejshëm të Kosovës duke mbështetur komunat e përzgjedhura në fuqizimin e grupeve të shoqërisë civile, duke përmirësuar marrëdhëniet e zyrtarëve publik dhe qytetarëve si dhe duke lehtësuar mekanizmat e llogaridhënies të qeverisjes për përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje duke rezultuar në një rritje të transparencës.

Për më tepër, projekti synon t`ju ofroj qytetarëve më shumë mundësi që të ndikojnë në kushtet e tyre të jetesës duke u aktivizuar me shoqërinë civile dhe duke nxitur ndryshimet në ndërtimin e demokracisë nga poshtë-lartë. Duke pasur parasysh se demokratizimi është një proces i shumëfishtë, qasja e propozuar do të jetë e një karakteri shumë-dimensional që synon të: a) themeloj dhe inkurajoj grupet themelore të avokimit që të profesionalizojnë aktivitetet e tyre dhe të jenë më të përcaktuar dhe efektiv në ndikimin mbi politikat, agjendat politike dhe proceset e vendimmarrjes në komunat e tyre; b) iniciojnë partneritetet funksionale në mes të qytetarëve dhe autoriteteve lokale duke ngritur vetëdijesimin mbi vlerat gjithëpërfshirëse demokratike të arritura përmes bashkëpunimit të ndërsjellë përfitues dhe dialogut të qëndrueshëm; dhe c) themelojnë praktika të qëndrueshme pjesëmarrëse mes qytetarëve dhe komunave të tyre për qeverisje lokale më transparente, llogaridhënëse dhe përgjegjëse.