Përkrahja e agrobizneseve në regjionin e gjilanit

18.09.2015

“Përkrahja e Agrobizneseve në Regjionin e Gjilanit” është projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga CARE International në partneritet me ATRC dhe Komunën e Gjilanit.

Projekti bazohet në tri shtylla kryesore:

  • Aktivitete për Zhvillimin e Bujqësisë
  • Aktivitete për Zhvillimin Ekonomik
  • Aktivitete për Avokim dhe Lobim

Projekti ka për qëllim të shfrytëzojë zhvillimet e reja në Kosovë, në regjionin e Gjilanit dhe të sigurojë bashkëpunimin e prodhuesve dhe bizneseve në mes të regjioneve ekonomike të Kosovës. Një prej kulturave bujqësore me zhvillim më të shpejtë në kuadër të sektorit të bujqësisë është prodhimi i sallatës. Kosova dhe rajoni në mënyrë specifike janë të njohura shumë mirë për prodhimin e sallatës, por të kufizuara vetëm në disa lloje, të tilla si marulla dhe spinaqi. Qëllimi i këtij veprimi është që të kontribuojë në zhvillimin e prodhimit të larmishëm dhe rritjen e prodhimit bujqësor duke prezantuar variete të reja të marullës dhe duke e zgjeruar sezonin e vjeljes dhe sezonin e shpërndarjes pas vjeljes.

Bimët Mjekësore dhe Aromatike (BMA) janë biznesi kryesor agro-pyjor jo-drusor në Kosovë, duke gjeneruar më shumë se 5 milionë euro në vit në të cilin përfshihen, kryesisht si në një aktivitet me kohë të pjesshme, më shumë se 15.000 banorë të zonave rurale. Zinxhiri lerës është kryesisht i orientuar në eksport për industrinë farmaceutike apo kozmetike në vendet e Evropës Perëndimore. Kosova është një lojtar i madh rajonal për disa produkte, të tilla si Primula Veris, kërpudhat e egra, boronicat, etj. Në disa tregje specifike dhe segmente të tregut, produktet e Kosovës kanë potencial të madh për t’u bërë liderë në treg, në rastin e Primula veris, kërpudhave të egra, dhe gjithashtu bimëve mjekësore dhe aromatike të kultivuara (BMA). Shumica e bizneseve të BMA janë të bazuara në produkte të egra.

Gjendja e tregut të punës mbetet e pafavorshme në Kosovë, kryesisht për shkak të rrethanave të përgjithshme demografike dhe ekonomike: sipas Regjistrimit të vitit 2011 të Kosovës, rreth 40% e popullsisë është ekonomikisht aktive (të moshës 15 vjeçe dhe mbi të), ndërsa shkalla e papunësisë në mesin e tyre është vlerësuar e lartë si 45%. Projekti do të merret me këtë çështje në atë mënyrë që do të angazhojë Qendrën komunale të Biznesit në Gjilan, e cila do të shërbejë si një lidhje e vazhdueshme në mes të institucioneve arsimore dhe bizneseve për përfshirjen e të sapo-diplomuarve apo të rinjve të trajnuar që të praktikojnë dhe të kenë qasje më të mirë në tregun e punës, duke zhvilluar në këtë mënyrë kapaciteteve të burimeve njerëzore të regjionit të Gjilanit. Qendra e Biznesit do të ofrojë shërbime të tjera për bizneset përmes krijimit të ueb portalit, i cili do të mbledhë dhe botojë dokumentet dhe informatat që janë me interes për bizneset, siç janë doracakët, udhëzuesit, burimet, mundësitë e financimit, evenimentet dhe lidhjet me akterët e tjerë. Qendra e biznesit (QMB) gjithashtu do të jetë përgjegjëse për të organizuar evenimentet dhe takimet e akterëve të interesuar.

Aktivitetet e lobimit dhe avokimit për interes të aktorëve të bizneseve bujqësore në regjionin e Gjilanit janë shumë të kufizuara. Avokimi, procesi i ndikimit mbi vendimmarrësit, në Gjilan nuk mungon plotësisht, ai është dobët i organizuar dhe planifikuar e që drejtpërdrejt ndikon në fuqinë e agrobiznesit dhe rolin e tyre në procesin e planifikimit dhe vendim-marrjes.

Objektivi i përgjithshëm është që të kontribuohet në rigjenerimin ekonomik të regjionit të Gjilanit

Veprimi që do të zbatohet nga CARE si aplikues dhe Komuna e Gjilanit dhe Qendra për trajnim në avokim dhe burime (ATRC), si bashkë-aplikuese kërkon të kontribuojnë në rigjenerimin ekonomik dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillimin e biznesit në regjionin e Gjilanit.

Objektivat e veçantë

Të krijohen zinxhirët e prodhimit dhe marketingut për produktet e reja në tregun lokal dhe

Të përmirësojë kapacitetet për zhvillimin e biznesit të të rinjve dhe grupeve të tjera të margjinalizuara përmes përfshirjes së tyre në bujqësi dhe aktivitete të tjera të biznesit

Rezultatet e pritura:

Rezultati i pritur 1: 50 vende të reja pune të krijuara përmes futjes së prodhimit të integruar të sallatës. Ky rezultat do të krijojë 50 vende pune të drejtpërdrejta të reja dhe 200 vende pune të tjera do të krijohen në mënyrë indirekte përmes futjes së prodhimit të integruar të sallatës në regjionin ekonomik të Gjilanit;

Rezultati i pritur 2: 50 vende pune të krijuara dhe 500 mundësi të gjenerimit të të ardhurave në kultivimin e bimëve mjekësore/aromatike dhe në prodhime pyjore jo-drusore (PPJD);

Rezultati i pritur 3: Kapacitetet lokale për zhvillimin e biznesit të zgjeruara. Kjo do të bëhet përmes një programi për ndërtimin e kapaciteteve për Qendrën e Gjilanit për mbështetje të Biznesit (QMB) dhe zhvillimit të aftësive për punësim dhe gjetjes së punës për 100 të diplomuar të shkollave të mesme, studentët e universitetit apo studentët e qendrës së trajnimit profesional;

Rezultati i pritur 4: Rritja e kapaciteteve të bizneseve lokale në avokim dhe lobim për kushte të favorshme për agrobiznes.