Mbrojtja e mjedisit dhe menaxhimi i mbeturinave

18.09.2015

Projekti “Mbrojta e Mjedisit dhe Menaxhimi i Mbeturinave ” i cili mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Kosove 2010-2011 .Ky projekt implementohet ne Bashkine e Kukesit (Shqipëri ) dhe Komunat e Prizrenit dhe Suharekes(Kosovë).

Projekti cili po zbatohet nga Instituti i Kërkimeve Urbane (Shqipëri) dhe Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) ka si fokus kryesor mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin ekonomik nëpërmjet promovimit të menaxhimit të integruar të mbeturinave. Edukimi dhe trajnimi komunitetit lokal dhe ne veçanti i fëmijëve për te mirat e riciklimit dhe kompostimit do te kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit, te cilat janë në përputhje me ligjet e miratuara dhe strategjitë në nivel kombëtar dhe lokal në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe janë ne mbështetje te plotë te palëve te interesit e cila është pikë thelbësore për procesin e integrimit të të dyja vendeve në BE. Ky projekti do te kontribuojë në përmirësimin e mbledhjes dhe menaxhimin e mbeturinave përmes përkrahjes dhe dhënies së asistencës teknike autoriteteve lokale dhe palëve te tjera te interes si dhe do të fuqizojë partneritetin publik privat te fokusuar në menaxhimin e mbetjeve dhe riciklimin në rajonin ndër-kufitar.