Program Image

Luftimi i Urrejtjes në Kosovë

19.03.2021

ATRC e mbështetur nga Ambasada e Holandës në Kosovë në kuadër të programit MATRA, implementon projektin “Luftimi i Urrejtjes në Kosovë” në partneritet me një organizatë lokale joqeveritare RADC.
Projekti “Luftimi i Urrejtjes në Kosovë” synon të identifikojë përdorimin e gjuhës së urrejtjes në baza fetare, etnike, gjinore, racore dhe të tjera në publik dhe ta luftojë këtë fenomen që nxit veprime ose krime të urrejtjes.
Në kuadër të projektit “Luftimi i Urrejtjes në Kosovë”, ATRC bashkëpunon ngushtë me institucionet e drejtësisë dhe organizatat e shoqërisë civile në mënyrë që qëllimi I përgjithshëm i projektit të arrihet nëpërmjet implementimit efikas.

Qëllimet e Projektit
– Të identifikoj manifestimin e urrejtjes në të gjitha format e tij në domenin publik.
– Të zhvillimoj kapacitetet e shoqërisë civile për t’i monitoruar dhe për të avokuar lidhur me parandalimin urrejtjes. ATRC ka ofruar trajnime për OSHC-të në modulet si: Qasja Bazuar në të Drejtat e Njeriut, Avokimi dhe Monitorimi i Urrejtjes dhe Institucioneve.
– Monitorimi i reagimit institucional ndaj urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes përmes përfaqësuesve të OSHC-ve të trajnuar
– Nxitja e reagimit institucional efektiv ndaj rasteve të urrejtjes përmes organizimit të trajnimeve me Akademinë e Drejtësisë për gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë.
– Të ndikoj në parandalimin e shpërndarjes së urrejtjes duke informuar publikun dhe vetëdijësuar publikun mbi nxitjen e urrejtjes dhe krimet e urrejtjes që ndodhin në Kosovë.

Hulumtim mbi gjuhen e urretjes ne mediat Kosovare 2019-2020