ENV.NET faktorizon portofolin mjedisor për shtetet e ballkanit perëndimor dhe Turqinë në axhendën e politikave të BE-së

29.05.2018

Me qëllimin e sigurimit te një përgjigje të organizuar të shoqërisë civile në nivel rajonal për sfidat e përgjithshme mjedisore të rajonit, ENV.net u krijua pesë vjet më parë – sot me një përfaqësues nga secili vend në rajon, me synimin për t’u rritur në një aktor rajonal në ndikimin e proceseve të reformës në sektorin publik në sektorin e mjedisit. Pergjate dy viteve (janar 2018 – janar 2020) projekti synon të kontribuojë në përmirësimin e hartimit të politikave mjedisore dhe zbatimin në përputhje me standardet e BE. Për këtë qëllim, rrjeti parasheh që të kontribuojë në përmirësimin dhe intensifikimin e ndërveprimit midis aktorëve (duke përfshirë OShC-të mjedisore, mediat dhe krijuesit e politikave) dhe një ambient më të përgjithshëm teknik dhe financiar në të cilin veprojnë këta aktorë.