Program Image

Drejtësi në drejtësi

29.05.2018

Projekti Drejtësi në Drejtësi promovon edukimin mbi sistemin e drejtësisë dhe avokon drejtpërdrejtë për reforma në nivel kombëtar.Ky projekt implementohet në partneritet të ngushtë me CLARD-in.

Qëllimi i këtij projekti është të inkurajohet shoqëria civile dhe qytetarët që të avokojnë për reforma pozitive në fushat e caktuara në sektorin e Drejtësisë në Kosovë, dhe për të promovuar llogaridhënien publike duke i ndihmuar qytetarët që të kërkojnë drejtësi kur të drejtat e tyre shkelen nga zyrtarët dhe institucionet qeveritare.

Aktivitetet përfshijnë punëtori të edukimit publik gjithandej komunave të Kosovës, trajnime të avokimit për të edukuar qytetarët se si te avokojnë për reforma në Kosovë, tryeza të ekspertëve për të ndihmuar në identifikimin e nevojave për reformim në sistemin e drejtësisë, dhe avokim i drejtpërdrejtë për reformat e politikave publike në një gamë të gjerë të çështjeve si:

  • Kompenzimi për Shkeljet e të Drejtave të Njeriut
  • Amandamentimi I Ligjeve dhe Neneve
  • Krijimi I Udhëzimeve Administrative
  • Përmirësimin e mekanizmave disiplinorë për ankesa të përdorura nga institucionet e sistemit të drejtësisë si: Inspektorati i Policisë së Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, dhe Oda e Avokatëve të Kosovës.
  • Adoptimi i broshurave që informon viktimat e shkeljeve të të drejtave të njeriut për drejtat e tyre ligjore dhe burimeve publike në dispozicion të tyre.