Ne kemi parasysh se kohë pas kohe klientët tanë kanë nevojë për këshilla individuale në çështje të ndryshme të cilat janë të lidhura me punën e organizatave të tyre.
Që të mund të ndihmojmë në këtë çështje ATRC ofron shërbime për organizatat në zyre të veta ose në zyre të organizatave të interesuara. Gjatë këtyre shërbimeve ne sigurojmë përkrahje direkte për problemet konkrete me të cilat organizatat ballafaqohen në punët e tyre të përditshme dhe shërbejmë në ngritje të kapaciteteve të tyre për gjëra të domosdoshme për menaxhimin dhe zhvillimin organizativ.
ATRC si qendër e resurseve ka eksperienca të llojllojshme që do t’iu ndihmojnë për punën në organizatën tuaj. Trajnerët/konsulentët kanë kualifikime të larta dhe janë në gjendje t’ju këshillojnë për fusha të ndryshme siç janë: zhvillimi organizativ, menaxhimi dhe lidershipi, qeverisja e mirë, menaxhimi i ciklit të projektit, avokimi, shkrimi i projekt propozimit dhe mundësitë për financime.
Kjo punëtori jep shpjegim të përgjithshëm sa i përket shkrimit të projekt propozimit, duke përfshirë këtu të gjitha elementet e një projekt propozimi. Metodologjia e cila përdoret është e bazuar në Kornizën logjike dhe kjo ju mundëson pjesëmarrësve zhvillimin e projektit prej idesë fillestare deri tek përpilimi i synimeve dhe objektivave, planin e zbatimit të projektit dhe buxhetin.
Kjo punëtori synon të rrisë nivelin e të kuptuarit se si të menaxhohet cikli i projektit përmes metodologjive për identifikimin e problemit, implementimin dhe vlerësimin e projektit.
Kjo punëtori i mbulon konceptet kyçe në menaxhimin e aktiviteteve bazuar në analizën e metodës së kornizës logjike.
Objektivë e modulit MCP është të përmirësoj menaxhimin e aktiviteteve përmes pjesëmarrjes së aktorëve kyç si palë me interes, në realizimin e objektivave të projektit. Moduli përfshin: identifikimin e ciklit të projektit dhe hapat e kornizës logjike, fazat e shkrimit të projektit përmes analizës së palëve me interes, analizën e problemit, analizën e objektivave dhe analizën strategjike, duke vazhduar me fazat e aktiviteteve, ndërtimin e matricës së kuadrit logjik dhe vlerësimin e projektit.
Kjo punëtori fokusohet në parimet menaxhimit dhe zhvillimit organizativ të OJQ-ve. Pjesëmarrësit do të rishqyrtojnë misionin, zhvillojnë aftësi për planifikim strategjik dhe do të njoftohen me principet e zhvillimit të qëndrueshëm të kapaciteteve përbrenda OJQ-së.
Kjo punëtori fokusohet në zhvillimin e shkathtësive avokuese dhe ndërtim të koalicioneve të domosdoshme për vazhdimin punës efektive avokuese. Kjo do t’ju ndihmojë pjesëmarrësve që të kuptojnë procesin e avokimit, të zgjedhin çështjen për të avokuar, të definojnë objektiva të qarta avokuese, të zgjedhin strategji efektive si dhe të zhvillojnë koalicione.
Kjo punëtori përfshin konceptet, strukturat, karakteristikat dhe definimin e shoqerisë civile dhe OJQ-ve në shoqeritë demokratike dhe gjatë procesit të tranzicionit. Diskutimet do të fokusohen në tiparet dhe raportet në mes të shtetit, tregut dhe shoqërisë civile, tipet e ndryshme te OJQ-ve, në zhvillimin nacional dhe global, progresin e traditave demokratike dhe forcimin e shoqerisë civile dhe çështjeve, trendeve dhe sfidave për OJQ-të në Ballkan.
Pjesëmarrësit gjithashtu do të mësojnë si të harmonizojnë shoqërinë civile dhe sektorin e OJQ-ve dhe zhvillojnë strategji për ndryshime sa i përket zhvillimit social, ekonomik dhe politik.
Kjo punëtori flet për konceptin, strukturat dhe principet e udhëheqjes së OJQ-ve dhe sektorit jo-profitabil. Komponentët përfshijnë; standardet ndërkombëtare për OJQ-të, rolin e bordit, funksionet dhe përgjegjësitë, llogaridhënien e OJQ-së, transparencën dhe kodin etik, zhvillimin dhe praktikat për një menaxhim sa më demokratik si dhe sistemet menaxhuese financiare dhe administrative.
Kjo punëtori synon të rris nivelin e të kuptuarit mbi Lidershipin dhe Menaxhimin. Moduli përfshin kuptimimin e lidershipit dhe menaxhimit, dallimet ndërmjet lidershipit dhe menaxhimit, komunikimin në organizatë, konfliktet organizative dhe ndryhimi, delegimi dhe menaxhimi i suksesshëm dhe ndjekja dhe mbështetja e performancës.
Kjo punëtori përfshin planifikimin strategjik për nevojat e organizatave, duke përfshirë strukturën e strategjisë përmes analizës së problemeve dhe identifikimit të objektivave strategjike. Metodologjitë i përfshijnë analizat SWOT dhe PESTLE dhe identifikimin e anëve të forta si potencial që mund t’i ndihmojë organizatat që ti vijojnë aktivitetet e tyre në ndërlidhje me misionin dhe vizionin e tyre.
Kjo punëtori përfshin definicionet dhe rëndësinë e analizave të kostove në vlerësimin e rezultateve të mundshme të shpenzimeve të cilat kanë të bëjnë me përgaditjen e buxhetit dhe në menaxhimin e financave të projekteve; identifikimi i konsideratave të cilat ndikojnë në lejueshmërinë e shpenzimeve dhe duke i bërë analizat e kostove dhe benificioneve.
Kjo punëtori fokusohet në qasjen ndaj metodologjive të monitorimit dhe të vlerësimit në praktikë. Pjesëmarrësit do të njoftohen me qasje të ndryshme nga identifikimi i treguesve, dallimet në mes të monitorimit dhe vlerësimit, përdorimin praktik të monitorimit dhe vlerësimit në terren, raportimin dhe rëndësinë e monitorimit dhe vlerësimit të projekteve, të zbatuara nga organizatat përkatëse.
Kjo punëtori përfshin konceptet, ndërlidhjet dhe perspektivat brenda konteksteve të roleve të cilat mediat dhe OJQ-të i luajnë në çështjet që kanë të bëjnë me shoqërinë civile. Participantët do të mësojnë për drejtime të ndryshme që tregojnë për relacionet ndërmjet mediave dhe OJQ-ve duke i analizuar palët me interes dhe duke zhvilluar mesazhe, komunikatë për shtyp dhe konferencë për shtyp.
Kjo punëtori përfshin zhvillimin e aftësive komunikuese, definiconin e terminologjisë dhe përdorimin e efektshëm me anë të mjeteve të komunikimit në organizata. Moduli përfshin shkëmbimin bazik të informacioneve, komunikimin formal dhe jo formal, komunikimin në organizatë dhe rëndësinë e komunikimit në kulturën organizative.
Kjo punëtori synon të rrisë nivelin e raporteve efektive me klientët. Moduli përfshin: hyrje në konceptet e përgjithshme të komunikimit, rrugët dhe praktikat më të mira të komunikimit me klient, zhvillimin e shkathtësive të përshtatshme të komunikimit, njohja e aspekteve të komunikimit jo verbal që mund të ndihmoj në përmirësimin e kontakteve me klient dhe si të veprohet në një sërë situatash të vështira me të cilat mund të ndeshemi në punë.
Kjo punëtori i mbulon themelet e mbajtjes së financave, konton rrjedhëse, mbajtjen ditore dhe mujore të të dhënave, marrëveshjet bankare, planifikimin dhe buxhetimin, politikat dhe procedurat financiare dhe fjalorin e termeve më të nevojshme për financa dhe kontabilitet.
Kjo punëtori fokusohet në komunikimin ndërmjet organizatave dhe palëve me interes, duke i integruar në mënyrë specifike audiencat përkatëse. Moduli përfshin: Hyrje në marrëdhënie me publikun, dallimet ndërmjet Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut dhe strategjia e Marrëdhënieve me Publikun, duke komunikuar përmes mënyrave të ndryshme dhe duke ofruar mesazhet e duhura.
Kjo punëtori është e fokusuar në kuptimin e Menaxhimit të Konfliktit dhe të mjeteve me të cilat trajtohen konfliktet në mënyrë interaktive në kontekste të ndryshme. Subjektet e përfshira janë: kuptimi i konfliktit, puna me konflikt, rolet, komunikimi, konflikti social dhe bashkëpunimi zhvillimor. Moduli tenton t’i pajisë pjesëmarrësit me informata të rëndësishme në menaxhimin e konflikteve, duke i përfshirë palët e ndryshme me interes nga organet qeverisëse, shoqëria civile dhe aktorët e tjerë potencial.
Kjo punëtori fokusohet në definicionet e negociatave, principet e negociatave dhe ambientin në të cilin ndodhin negociatat. Moduli përfshin principet dhe drejtimet e negociatave, rolet e negociatorëve, pozicionimet, negociatat e bazuara në interesa, komunikimi në negociata si dhe drejtimet e ndryshme dhe strategjitë kah zgjidhjet e negociatave.
Ky modul trajnimi është dizajnuar posaqërisht për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe pushtetit qendror dhe lokal. Qëllimi i trajnimit është ngritja e kapaciteteve, ngritja e vetëdijes së të dy palëve dhe shkëmbimi i informatave për: Strukturën, rolet, përgjegjësitë dhe funksionin legjislativ të qeverisjes lokale, identiteti dhe imazhi i qeverisë lokale, pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes – përfitimet dhe sfidat, metodat/teknikat e pjesëmarrjes së qytetarëve (zyrat për informim të qytetarëve dhe roli i tyre, sesionet e dëgjimeve publike, takimet e hapura, buxhetimi me pjesëmarrje, komisionet konsultative dhe karta raportuese e qytetarëve).
Ky modul trajnimi është dizajnuar posaqërisht për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe pushtetit qëndror dhe lokal. Qëllimi i trajnimit është ngritja e kapaciteteve, ngritja e vetëdijes së të dy palëve dhe shkëmbimi i informatave për: Konceptet bazike të planifikimit kooperues (planifikimi i pjesëmarrjes demokratike, çështjet e besimit, normat e reciprocitetit dhe angazhimit qytetar në qeverisjen lokale), karakteristikat e planifikimit kooperues, kategoritë e planifikimit kooperues, principet e një planifikimit kooperues efektiv, përfitimet e planifikimit kooperues dhe hapat e planifikimit kooperues.
Ky modul trajnim është dizajnuar posaqërisht për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe pushtetit qëndror dhe lokal. Qëllimi i trajnimit është ngritja e kapaciteteve, ngritja e vetëdijes së të dy palëve dhe shkëmbimi i informatave për: Vështrimin e përgjithshëm të buxhetimit me pjesëmarrje, rregullat dhe rrugët për implementimin e buxhetimit me pjesëmarrje, prioritetet për investime dhe dizajnimi i politikave sociale, implementimi i buxhetimit me pjesëmarrje, cilat janë përfitimet dhe rreziqet, kush do të participojë në buxhetimin me pjesëmarrje dhe rëndësia e buxhetimit me pjesëmarrje për qeverisjen kombëtare.