Duke filluar nga muaji shkurt i vitit 2013, Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) po zbaton projektin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për qasje në drejtësi me titullin “Rritja e vetëdijes së qytetarëve dhe pjesëmarrja në Sistemin e Drejtësisë”, në kuadër të programit Forward të USAID-it.
Objektivat e projektit janë që të rrisin qasjen e qytetarëve të Kosovës në sistemin gjyqësor duke i ekspozuar organizatat vendore në sistemin e gjykatave në përgjithësi dhe në sfidat e mundësitë për funksionim të përmirësuar të gjykatave si dhe ofrimin e drejtësisë në gjykata në nivel lokal; dhe rritjen e vetëdijes publike, si dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë në debate në mënyrë efektive dhe në mënyrë proaktive të mbështesin përpjekjet e institucioneve të sektorit të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile për rritjen e transparencës, luftimin e korrupsionit, dhe që të sigurojnë qasje të barabartë në drejtësi nëpërmjet administrimit të drejtë, transparent dhe efektiv të drejtësisë në Kosovë.
Këto objektiva do të arrihen nga dhënia e grandeve në dy nivele. Organizatat që do të realizojnë:
Përfituesit e grandeve të financuar përmes këtij projekti priten që të:
transparencën e korrektësinë në mes të institucioneve të sektorit të drejtësisë në Kosovë;
Gjatë zbatimit të projektit, ATRC-ja do të ofrojë mbështetje përmes nën-grandeve për deri në 40 organizata vendore si për kryerjen e aktiviteteve të monitorimit të gjykatave dhe aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe arritjes së tyre. Deri në 32 organizata vendore do të mbështeten në aktivitetet e monitorimit të gjykatave ndërsa deri në tetë organizata vendore do të mbështeten në aktivitetet e ndërgjegjësimit publik dhe kontaktimit të tyre.
Për të arritur ndikim maksimal, ATRC-ja do të ofrojë asistencë të vazhdueshme dhe mbështetje teknike për përfituesit e grandeve mbi çështjet që kanë të bëjnë me projektet e tyre përkatëse dhe menaxhimin organizativ. Përfituesit e grandeve, sidomos ata që nuk kanë përvojë të mjaftueshme apo kapacitete të brendshme, do të mbështeten nëpërmjet ndihmës së vazhdueshme nga ATRC-ja në zbatimin e projekteve.