ATRC NËNSHKROI MARRËVESHJE ME PËRFITUESIT E RUNDIT TË TETË TË GRANTEVE PËR PROGRAMIN E4E

12 Korrik 2019 – ATRC-ja nënshkroi marrëveshje me dhjetë (10) organizata joqeveritare lokale, përfituese të granteve të rundit të tetë të Programit të Angazhimit për Barazi – E4E, i zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), dhe i mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Fituesit e granteve për rundin e tetë janë:

DEMOKRACI PËR ZHVILLIM – D4D

Titulli i projektit: Përtej barazisë në shifra: Fuqizimi i grave anëtare të kuvendeve komunale në qeverisjen lokale
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Prishtinë, Kamenicë, Istog, Mitrovicë, Prizren
Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
Tema 1: Gratë në Qeverisje dhe Ekonomi
Synimi i projektit: Analizimi dhe transformimi i procesit të vendimmarrjes në Kosovë në mënyrë që të lejohet rritja e pjesëmarrjes thelbësore politike të grave në këtë proces, në interes të të përfaqësuarve dhe në mënyrë të përgjegjshme ndaj tyre.
Fondet e projektit: $42,725.50

INNOVATIVE COMMUNITY DEVELOPMENT CENTER – ICDC

Titulli i projektit: Fuqizimi i grave në ekonomi përmes ndërmarrësisë
Lokacioni i organizatës: Lipjan
Lokacioni i zbatimit të projektit: Lipjan
Kohëzgjatja e projektit:  9 muaj
Tema 1: Gratë në Qeverisje dhe Ekonomi
Synimi i projektit: Zgjerimi i rritjes ekonomike lokale duke fuqizuar gratë në industritë e zejeve artizanale, ushqimeve tradicionale dhe luleve.
Fondet e projektit: $20,813.50

KOMUNIKIM PËR ZHVILLIM SOCIAL – CSD

Titulli i projektit: Të drejtat pronësore të grave – përrallë apo sundim i ligjit?
Lokacioni i organizatës: Graçanicë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Graçanicë, Novobërdë, Kamenicë, Ranillug, Gjilan, Kllokot, Partesh, Shtërpce, Pejë, Klinë dhe Istog
Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
Tema 2: Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijesimit rreth të drejtave pronësore të grave
Synimi i projektit: Promovimi i të drejtave pronësore të grave përmes rritjes dhe forcimit të rolit të gruas në shoqëri, ngritjes së kapaciteteve dhe përmirësimit të bashkëpunimit me institucionet lokale.
Fondet e projektit: $38,160.00

RRJETI BALLKANIK I GAZETARISË HULUMTUESE – BIRN

Titulli i projektit: Fuqizimi i grave që të kërkojnë të drejtat e tyre trashëgimore
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Mbarë Kosovën
Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
Tema 2: Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijesimit rreth të drejtave pronësore të grave
Synimi i projektit: Rritja e vetëdijesimit përmes avokimit dhe promovimit të mekanizmave që sigurojnë se gratë i gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre pronësore të garantuara me ligj.
Fondet e projektit: $43,180.00

KOSOVA GRATË PËR GRATË – KW4W

Titulli i projektit: Mbroni pronën e saj!
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Mbarë Kosovën
Kohëzgjatja e projektit: 14 muaj
Tema 2: Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijesimit rreth të drejtave pronësore të grave
Synimi i projektit: Ngritja e vetëdijesimit në mesin e grave dhe fëmijëve mbi të drejtat pronësore dhe trashëgimore të grave dhe fuqizimi i grave për t’i kërkuar këto të drejta.
Fondet e projektit: $46,594.00

DEVELOPING TOGETHER

Titulli i projektit: Rritja e vetëdijesimit dhe kapaciteteve të lidhura me të drejtat për strehim
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Prizren, Suharekë, Drenas, Obiliq
Kohëzgjatja e projektit: 10 muaj
Tema 3: Rritja e mbrojtjes dhe vetëdijes për të drejtat e popullsisë së cenueshme
Synimi i projektit: Të kontribuohet në përpjekjet e shoqërisë kosovare për të qenë një vend transparent, ku të drejtat e personave të margjinalizuar janë të mbrojtura, me theks të veçantë tek individët dhe familjet e cenueshme në nevojë për strehim të duhur.
Fondet e projektit: $24,194.80

KOSOVAR SOCIAL ENTREPRISE SUPPORT FOUNDATON

Titulli i projektit: Avokimi për rregullimin e procedurave të regjistrimit të ndërmarrjeve sociale në Kosovë
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Mbarë Kosovën
Kohëzgjatja e projektit: 8 muaj
Tema 3: Rritja e mbrojtjes dhe vetëdijes për të drejtat e popullsisë së cenueshme
Synimi i projektit: Avokimi për përmirësimin e legjislacionit dytësor të sektorit të ndërmarrjeve sociale në drejtim të miratimit të rregullores për regjistrimin e subjekteve të ndërmarrjeve sociale në Kosovë.
Fondet e projektit: $10,900.00

DOWN SYNDROME KOSOVA

Titulli i projektit: Arsimi Profesional dhe Punësimi në lidhje me Aftësinë e Kufizuar në Kosovë
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Mbarë Kosovën
Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
Tema 4: Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara (PAK)
Synimi i projektit: Përmirësimi i qasjes së nxënësve me aftësi të kufizuara në fushën e arsimit profesional, duke kontribuar kështu në rritjen e mundësive të punësimit në tregun e punës.
Fondet e projektit: $46,059.05

ANIBAR

Titulli i projektit: Rinia për Ndryshim
Lokacioni i organizatës: Pejë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Pejë, Deçan, Istog, Klinë, Junik, Gjakovë
Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
Tema 5: Zgjerimi i pjesëmarrjes së të rinjve
Synimi i projektit: Krijimi i hapësirës për përfshirjen konstruktive dhe substanciale të të rinjve në kërkimin e qeverisjes më efektive, transparente dhe llogaridhënëse lokale dhe kombëtare.
Fondet e projektit: $38,114.00

QENDRA PËR STUDIME TË AVANCUARA – FIT

Titulli i projektit: Menaxhimi i rrjeteve sociale – një alternativë pozitive për rininë kosovare
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Ferizaj, Mitrovicë, Podujevë
Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
Tema 5: Zgjerimi i pjesëmarrjes së të rinjve
Synimi i projektit: Të kontribuohet në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në mesin e të rinjve në tri komuna, duke i angazhuar të rinjtë në punëtoritë e Menaxhimit të Rrjeteve Sociale, çka do të rrisë punësueshmërinë e tyre të bazuar në shkathtësi, do të përmirësojë aftësinë e tyre për të menduarit kritik dhe do të rrisë vetëbesimin e tyre, duke u mundësuar pjesëmarrjen aktive në tregun e punës.
Fondet e projektit: $36,598.00

Urojmë të gjithë fituesit dhe inkurajojmë të tjerët të vazhdojnë të aplikojnë për grantet e programit E4E!