ATRC NËNSHKROI MARRËVESHJET ME FITUESIT E RUNDIT TË GJASHTË PËR GRANTET E PROGRAMIT E4E
20 prill 2018 – ATRC nënshkroi marrëveshjet me dymbëdhjetë (12) organizata joqeveritare lokale, fituese të rundit të gjashtë të granteve për Programin Angazhimi për Barazi – E4E, implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe përkrahur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Fituesit e granteve për rundin e gjashtë janë:
Fondacioni Jahjaga
- Titulli i projektit: Roli i medias në promovimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje
- Lokacioni i organizatës: Prishtinë
- Lokacioni i implementimit të projektit: Prizren, Ferizaj, Shtërpce
- Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
- Tema 1. Gratë në Qeverisje dhe Ekonomi
- Qëllimi i projektit: Adresimi i barrierave socio-kulturore që pengojnë fuqizimin politik të grave dhe ngritja e kapacitetit të grave të përfshira në qeverisje. Projekti fokusohet në përmirësimin e imazhit të gruas në qeverisje që do të çojë në një interes më të madh të grave të përfshira në politikë, ekonomi dhe proceset e qeverisjes në përgjithësi.
- Fondi i projektit: $24,674.40
RIINVEST – Instituti për Zhvillim
- Titulli i projektit: Forumi Ekonomik i Grave – zgjidhja e potencialit ekonomik të grave në Kosovë
- Lokacioni i organizatës: Prishtinë
- Lokacioni i implementimit të projektit: Kosovë
- Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
- Tema 1. Gratë në Qeverisje dhe Ekonomi
- Qëllimi i projektit: Përmirësimi i mjedisit politik dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për formimin e qëndrimeve në rritjen e pjesëmarrjes aktive të grave në ekonominë e Kosovës. Projekti fokusohet në hartimin e rekomandimeve specifike të politikave të bazuara në hulumtime, avokimin në segmente të ndryshme të shoqërisë dhe qeverisë, zbatimin e aktiviteteve inovative dhe ndërgjegjësuese për rritjen e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës dhe përmirësimin e kushteve të tregut për të ofruar më shumë mundësi të barabarta për gratë.
- Fondi i projektit: $42,700.00
Balkan Investigative Reporting Network – BIRN
- Titulli i projektit: Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtën e tyre në trashëgimi
- Lokacioni i organizatës: Prishtinë
- Lokacioni i implementimit të projektit: Kosovë
- Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
- Tema 2. Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijësimit rreth të drejtave pronësore të grave
- Qëllimi i projektit: Ngritja e vetëdijes së qytetarëve të Kosovës për çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën e gruas në trashëgimi dhe edukimin e institucioneve publike rreth praktikave më të mira në adresimin e kësaj çështjeje.
- Fondi i projektit: $45,170.00
Gruaja Hyjnore
- Titulli i projektit: Rritja e vetëdijes së qytetarëve rreth të drejtës së grave në pronë dhe trashëgimi
- Lokacioni i organizatës: Gjilan
- Lokacioni i implementimit të projektit: Gjilan, Kamenicë, Viti
- Kohëzgjatja e projektit: 10 muaj
- Tema 2. Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijësimit rreth të drejtave pronësore të grave
- Qëllimi i projektit: Fuqizimi i grave për mundësi dhe qasje të barabarta për të drejtat pronësore dhe trashëgimore. Projekti fokusohet në avokimin për zbatimin e Ligjit në Pronë dhe ngritjen e vetëdijes së grave dhe burrave për të drejtat e grave në pronë dhe të trashëgimi – të drejta të garantuara edhe me Ligjin e Kosovës.
- Fondi i projektit: $15,940.70
Rrjeti i organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës – RROGRAEK
- Titulli i projektit: Rritja e vetëdijes së rinisë në komunitet Rome, Ashkali dhe Egjiptian rreth mekanizmave ligjore kundër dhunës në baza gjinore dhe parandalimit të këtij fenomeni
- Lokacioni i organizatës: Prishtinë
- Lokacioni i implementimit të projektit: Pejë, Istog, Deqan, Klinë
- Kohëzgjatja e projektit: 18 muaj
- Tema 3. Rritja e mbrotjes dhe vetëdijes për të drejtat e popullsisë së cenueshme
- Qëllimi i projektit: Ulja e numrit të viktimave të dhunës me bazë gjinore në Kosovë dhe përmirësimi i jetës për gratë e komuniteteve Rome, Ashkali dhe Egjiptian. Projekti fokusohet në uljen e rasteve të dhunës në familje të grave nga komunitetet Rome, Ashkali dhe Egjiptian, edukimin e tyre, mobilizimin e të rinjve në trajtimin e çështjeve të dhunës në familje, si dhe informimin e akterëve të kyç për parandalimin e dhunës ndaj grave.
- Fondi i projektit: $44,670.00
Center for Social Group Development – CSGD
- Titulli i projektit: Përmirësimi i situatës ligjore dhe sociale për të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë
- Lokacioni i organizatës: Prishtinë
- Lokacioni i implementimit të projektit: Kosovë
- Kohëzgjatja e Projektit: 18 muaj
- Tema 3. Rritja e mbrotjes dhe vetëdijes për të drejtat e popullsisë së cenueshme
- Qëllimi i projektit: Kërkimi e llogaridhënies nga institucionet qeveritare dhe publike për mundësimin e ushtrimit të të drejtave të komunitetit LGBTI dhe forcimi i shërbimeve publike dhe sociale për komunitetin LGBTI në Kosovë. Projekti fokusohet në monitorimin e zbatimit të Planit Nacional të Veprimit (PNV) për të drejtat e komunitetit LGBTI dhe përmirësimin e kuadrit ligjor për forcimin e mbrojtjes sociale të këtij komuniteti në Kosovë.
- Fondi i projektit: $43,743.50
Centar za orjentaciju društva – COD Kosovo
- Titulli i projektit: Integrimi i aftësisë së kufizuar në proceset e zhvillimit
- Lokacioni i organizatës: Mitrovicë e veriut
- Lokacioni i implementimit të projektit: Mitrovicë e veriut, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç
- Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
- Tema 4. Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara (PAK)
- Qëllimi i projektit: Përfshirja e PAK-ëve në vendimmarrje të procesit për planifikim dhe zhvillim të komunitetit. Projekti fokusohet në zhvillimin e kapaciteteve advokuese për PAK-ët, inkurajimin e pjesëmarrjes aktive dhe përfshirjen sociale, rritjen e mundësive të barabarta, mbrojtjen sociale, punësiminin, qasjen për PAK-ët, anti-diskriminimin dhe promovimin e të drejtave të aftësisë së kufizuar.
- Fondi i projektit: $35,670.00
Association of People with Disabilities – Handikos Ferizaj
- Titulli i projektit: Qeverisje gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuar (PAK)
- Lokacioni i organizatës: Ferizaj
- Lokacioni i implementimit të projektit: Ferizaj
- Kohëzgjatja e projektit: 15 muaj
- Tema 4. Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara (PAK)
- Qëllimi i projektit: Rritja e PAK-ëve në angazhimin qytetar dhe ngritja e vetëdijes për të drejtat e PAK-ëve në shoqëri. Projekti fokusohet në zhvillimin e Strategjisë Komunale për PAK-ët në Ferizaj, krijimin e një grupi punues për monitorimin dhe përcjelljen e zbatimit të Strategjisë Komunale për PAK-ët dhe zhvillimin e data bazës për PAK-ët në komunën e Ferizajt.
- Fondi i projektit: $44,070.00
Klubi Dëshira (në bashkëpunnim me qendrën ditore në Gjilan dhe Prizren)
- Titulli i projektit: Ndërrmarja sociale Dëshira
- Lokacioni i organizatës: Prishtinë
- Lokacioni i implementimit të projektit: Prishtinë, Gjilan, Prizren
- Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
- Tema 4. Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara (PAK)
- Qëllimi i projektit: Themelimi i programit të ndërmarrjes sociale që do të kontribuoj drejt rritjes për mbrojtjen e të drejtave të PAK-ëve. Projekti fokusohet në zhvillimin dhe promovimin e mundësive për ndërmarrësi sociale dhe forcimin e kapaciteteve të PAK-ëve në punësim – kjo si një metodë për pavarësi ekonomike.
- Fondi i projektit: $29,747.00
Kosovo Advocacy and Development Center – KADC
- Titulli i projektit: Fuqizo komunitetin përmes angazhimit të rinisë, kreativitetit dhe inovacionit
- Lokacioni i organizatës: Prishtinë
- Lokacioni i implementimit të projektit: Pejë, Klinë, Istog
- Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
- Tema 5. Zgjerimi i pjesëmarrjes së rinisë
- Qëllimi i projektit: Zhvillimi i një dialogu dhe komunikimi më të mirë midis rinisë dhe pushtetit lokal, përmes pjesëmarrjes aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse. Projekti fokusohet në zhvillimin dhe zbatimin e politikave komunale rinore, ngritjen e kapaciteteve të të rinjve duke i pajisur ata me mjete avokimi për interesat e të rinjve në sport dhe rritjen e pjesëmarrjes rinore në aktivitetet sportive.
- Fondi i projektit: $46.043, 80
Civil Development Organization – CDO
- Titulli i projektit: Mbështetja e dialogut dhe bashkëpunimit drejt rritjes së pjesëmarrjes rinore
- Lokacioni i organizatës: Mitrovicë
- Lokacioni i implementimit të projektit: Mitrovicë, Vushtrri, Skënderaj
- Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
- Tema 5. Zgjerimi i pjesëmarrjes së rinisë
- Qëllimi i projektit: Mbështetja e bashkëpunimit për krijimin e tolerancës dhe nxitjes së dialogut dhe debatit pozitiv, duke rritur pjesëmarrjen e të rinjve në promovimin e reformës së përfaqësimit, arsimit dhe punësimit. Projekti fokusohet në njohjen dhe përfitimin nga masat dhe programet që Zyra e Punësimit ofron për të rinjtë, e cila kontribuon drejtpërsëdrejti në përmbushjen e objektivave të Planit të Veprimit për Zbatimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm 2015-2020.
- Fondi i projektit: $43,549.00
Lipjan Youth Center – LYC
- Titulli i projektit: Mobilizimi i rinisë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm (PEDH)
- Lokacioni i organizatës: Lipjan
- Lokacioni i implementimit të projektit: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Drenas, Podujevë, dhe Lipjan
- Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
- Tema 5. Zgjerimi i pjesëmarrjes së rinisë
- Qëllimi i projektit: Krijimi i mekanizmave dhe praktikave të qëndrueshme të ndërveprimit midis strukturave lokale të sigurisë dhe strukturave rinore (si pjesë e shoqërisë civile) dhe grupeve të komunitetit. Projekti fokusohet në zhvillimin e politikave strategjike dhe forcimin e kapaciteteve të Këshillave Komunale për Siguri në Komunitet me përfshirjen e të rinjve për ndërveprim në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe vendosjen e Mekanizmit Rinor (grup joformal i të rinjve) për PEDH.
- Fondi i projektit: $24,996.56
Urojmë të gjithë fituesit dhe i inkurajojmë të tjerët të vazhdojnë të aplikojnë për grantet e programit E4E!