ATRC NËNSHKROI MARRËVESHJET ME FITUESIT E RUNDIT TË PESTË PËR GRANTET E PROGRAMIT E4E

20 prill 2017 – ATRC nënshkroi marrëveshjet me njëmbëdhjetë (11) organizata joqeveritare lokale,
fituese të rundit të pestë të granteve për Programin Angazhimi për Barazi – E4E, implementuar nga Qendra e Trajnimeve
dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe përkrahur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Fituesit e granteve në këtë rund janë:

Iniciativa e femres Kosovare – IQK

  • Titulli i Projektit:Zhvillimi i ndërmarrësisë sociale nga perspektiva gjinore
  • Lokacioni i Organizatës: Gjakovë
  • Lokacioni i Projektit:Gjakovë, Junik, Rahovec
  • Kohëzgjatja e Projektit: 10 muaj
  • Tema: Gratë në Qeverisje dhe Ekonomi
  • Qëllimi i projektit: Informimi dhe edukimi i grave për rëndësinë e statusit të ndërmarrësisë sociale dhe kthimit të biznesit joformal në ndërmarrësi sociale.
  • Fondi i projektit: $ 20,628.00

Center for Peace and Tolerance – CPT

  • Titulli i projektit: Fuqizimi i gruas – aplikimi i buxhetimit gjinor në komunat Serbe të Kosovës
  • Lokacioni i Organizatës :Graçanicë
  • Lokacioni i Projektit : Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok, Graçanicë, Ranillug, Novobërdë, Kllokot, Partesh, Shtërpcë
  • Kohëzgjatja e Projektit : 6 muaj
  • Tema : Gratë në Qeverisje dhe Ekonomi
  • Qëllimi i projektit: Rritja dhe fuqizimi i ekonomisë së grave përmes implementimit të buxhetimit gjinor në 10 komunat jo shumicë të Kosovës.
  • Fondi i projektit : $ 21,880.10

JETA

  • Titulli i projektit: Fushata për ngritjen e vetëdijes së publikut rreth të drejtës së gruas në pronë dhe trashëgimi
  • Lokacioni i Organizatës : Deçan
  • Lokacioni i Projektit : Deçan, Junik
  • Kohëzgjatja e Projektit : 8 muaj
  • Tema : Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijësimit rreth të drejtave pronësore të grave
  • Qëllimi i projektit: Vetëdijësimi i publikut për të drejtën e gruas në pronë dhe trashëgimi, identifikimi i sfidave dhe vështërsive të realizimit të kësaj të drejte dhe adresimi i tyre në organet kompetente.
  • Fondi i projektit : $ 18,688.00

Advocacy Center for Democratic Culture – ACDC

  • Titulli i projektit: Fuqizimi i grave në vendet rurale përmes edukimit të grave rreth të drejtës në pronë dhe trashëgimi
  • Lokacioni i Organizatës :Mitrovicë e Veriut
  • Lokacioni i Projektit : Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq
  • Kohëzgjatja e Projektit : 7 muaj
  • Tema :Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijësimit rreth të drejtave pronësore të grave
  • Qëllimi i projektit:Mobilizimi i komunitetit në vendet rurale rreth çështjes së barazimit gjinor dhe të drejtës së grave në pronë dhe trashëgimi.
  • Fondi i projektit : $ 23,546.00

Kosovo Glocal

  • Titulli i projektit: Media Proaktive për të drejtat LGBTI
  • Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
  • Lokacioni i Projektit :Kosovë
  • Kohëzgjatja e Projektit : 9 muaj
  • Tema :Rritja e mbrojtjes dhe vetëdijësimit për të drejtat e komunitetit LGBTI
  • Qëllimi i projektit: Ngritja e vetëdijes rreth realitetit politik, social dhe kulturor të individëve LGBTI në Kosovë dhe përfshirja e tyre në shoqërinë Kosovare.
  • Fondi i projektit : $ 15,222.70

Klubi Dëshira

  • Titulli i projektit: Rritja e pjesëmarrjes së personave me pengesa intelektuale në punësim dhe vetëpunësim
  • Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
  • Lokacioni i Projektit :Mitrovicë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Prishtinë
  • Kohëzgjatja e Projektit : 11 muaj
  • Tema : Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara (PAK)
  • Qëllimi i projektit: Rritja e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara (PAK) në shoqëri, përmirësimi i aftësive të tyre për punë përmes trajnimeve, punës praktike dhe mbështejtes së PAK në krijimin e bizneseve.
  • Fondi i projektit : $ 19,400.50

Handikos Mitrovica

  • Titulli i projektit: Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara (PAK) dhe ngritja e vetëdijes së PAK për të drejtën në pronë
  • Lokacioni i Organizatës : Mitrovicë
  • Lokacioni i Projektit : Skenderaj, Vushtrri, Mitrovicë
  • Kohëzgjatja e Projektit : 8 muaj
  • Tema :Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara (PAK)
  • Qëllimi i projektit: Përfshirja e PAK në procese avokimi dhe promovimi i të drejtës në pronë në mesin e PAK, në komunën e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt.
  • Fondi i projektit : $ 17,584.80

Dokufest

  • Titulli i projektit: Filmi dhe media faktike kundër ekstrimizmit
  • Lokacioni i Organizatës : Prizren
  • Lokacioni i Projektit : Hani i Elezit, Kaçanik, Viti, Gjilan, Prizren, Suharekë, Gjakovë, Prishtinë
  • Kohëzgjatja e Projektit : 11 muaj
  • Tema : Zgjerimi i pjesëmarrjes së rinisë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
  • Qëllimi i projektit: Ngritja e vetëdijes së komuniteteve kundër ekstremizmit të dhunshëm përmes mediave faktike dhe filmit dokumentar.
  • Fondi i projektit : $ 20,083.20

AVOKO

  • Titulli i projektit:Vepro mençur
  • Lokacioni i Organizatës :Dragash
  • Lokacioni i Projektit : Dragash
  • Kohëzgjatja e Projektit : 9 muaj
  • Tema :Zgjerimi i pjesëmarrjes së rinisë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
  • Qëllimi i projektit: Rritja e pjesëmarrjes së rinisë drejt kontributit në tolerancë, bashkëpunimit ndërkulturor, shmangies së grupeve/personave që predikojnë ekstremizmin fetar dhe mungesën e tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare.
  • Fondi i projektit: $ 18,412.50

Internews Kosovo

  • Titulli i projektit: Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm në mesin e rinisë Kosovare
  • Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
  • Lokacioni i Projektit : Kosovë
  • Kohëzgjatja e Projektit : 6 muaj
  • Tema :Zgjerimi i pjesëmarrjes së rinisë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
  • Qëllimi i projektit: Ngritja e vetëdijes së rinisë Kosovare rreth ekstremizmit të dhunshëm me qëllim që të parandalohet radikalizimi dhe rekrutimi i rinisë në grupet terroriste.
  • Fondi i projektit : $ 24,290.00

Iniciativa Qytetare Skënderaj – IQK

  • Titulli i projektit:Rritja e pjesëmarrjes së rinisë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
  • Lokacioni i Organizatës :Skenderaj
  • Lokacioni i Projektit :Skenderaj
  • Kohëzgjatja e Projektit : 7 muaj
  • Tema :Zgjerimi i pjesëmarrjes së rinisë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm
  • Qëllimi i projektit:Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm fetar përmes përfshirjes së rinisë në aktivitete edukimi dhe ngritjen e vetëdijes për publikun e gjerë.
  • Fondi i projektit :$ 13,500.00

Urojmë të gjithë fituesit dhe i inkurajojmë të tjerët të vazhdojnë të aplikojnë për grantet e programit E4E !