Rundi III
02 qershor 2016 – ATRC nënshkroi marrëveshjet me tetë (8) organizata joqeveritare lokale,
fituese të rundit të tretë të granteve për Programin Angazhimi për Barazi – E4E,
implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe përkrahur
nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Fituesit e granteve në këtë rund janë:
Qendra për asistencë juridike dhe zhvillim rajonal – CLARD
- Titulli i Projektit :Ndihmë juridike për çështjet gjyqësore të grave në të drejtën e pronësisë dhe rritja e kapacieteve të juristeve të reja
- Lokacioni i Organizatës: Prishtinë
- Lokacioni i Projektit: Kosovë
- Kohëzgjatja e Projektit : 10 muaj
- Tema : Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijësimit për të drejtat pronësore të grave
- Qëllimi i projektit: Dhënja e shërbimit jurisik falas për qytetarët e Kosovës.
Komunikimi për zhvillim social – CSD
- Titulli i projektit: E drejta e grave në shoqërinë demokratike
- Lokacioni i Organizatës : Graçanicë
- Lokacioni i Projektit : Graçanicë, Novobërdë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Shtërpce
- Kohëzgjatja e Projektit : 12 muaj
- Tema : Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijësimit për të drejtat pronësore të grave
- Qëllimi i projektit: Dokumentimi dhe raportimi i çështjes së të drejtës së pronës dhe trashëgimisë mes burrave dhe grave
Demokracia Plus
- Titulli i projektit: Rritja e efikasitetit të ligjit për të rinj përmes monitorimit
- Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
- Lokacioni i Projektit : Kosovë
- Kohëzgjatja e Projektit : 6 muaj
- Tema : Zgjerimi i pjesëmarrjes së të rinjve
- Qëllimi i projektit: Fuqizimi dhe përfshirja e të rinjëve në jetën publike, duke përmirësuar politikat dhe implementimin e këtij legjislacioni.
Down Syndrome Kosova
- Titulli i projektit: Fuqizimi i komunitetit të personave me aftësi të kufizuara (PAK) përmes rritjes së pjesëmarrjes në politikat institucionale dhe jetën sociale
- Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
- Lokacioni i Projektit : Kosovë
- Kohëzgjatja e Projektit : 12 muaj
- Tema :Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuar (PAK)
- Qëllimi i projektit: Rritja e vetëdijes për të drejtat e PAK dhe unifikimin e mbrojtjes ligjore, duke siguruar përfshirjen e PAK përmes dialogut konstruktiv me ligjvënësit.
Qendra Kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës – KRCT
- Titulli i projektit: Fuqizimi i barabartë ekonomik për të gjitha gratë në Kosovë
- Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
- Lokacioni i Projektit : Kosovë
- Kohëzgjatja e Projektit : 12 muaj
- Tema : Gratë në qeverisje dhe ekonomi
- Qëllimi i projektit: Gratë/të mbijetuarat e dhunës seksuale të kenë të drejtën e barabartë të pjesëmarrjes dhe mundësive në qeverisje dhe ekonomi përmes përmirësimit të përfaqësimit, edukimit dhe punësimit.
Qendra për Emancipim Shoqëror Kosovar – QEShK
- Titulli i projektit: Integrimi edukativ dhe zhvillimi ligjor
- Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
- Lokacioni i Projektit :Kosovë
- Kohëzgjatja e Projektit : 12 muaj
- Tema : Rritja e mbrojtjes dhe vetëdijësimit për të drejtat e komunitetit LGBTI
- Qëllimi i projektit: Rritja e dukshmërisë dhe të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë përmes rritjes së vetëdijes së publikut dhe fuqizimit të komunitetit LGBTI.
Instituti për Zhvillim – Riinvest
- Titulli i projektit: Partneriteti për fuqizimin e pjesëmarrjes dhe performancës së gruas në biznes, nëpërmjet themelimit të “Forumit Ekonomik të Gruas”, hartimit të “Agjendës Nacionale për Gruan në Biznes” dhe avokimit të çështjeve me interes.
- Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
- Lokacioni i Projektit : Kosovë
- Kohëzgjatja e Projektit : 18 muaj
- Tema :Gratë në qeverisje dhe ekonomi
- Qëllimi i projektit: Avancimi i pozitës së gruas në biznes, si punëdhëdhënese e punëmarrëse njëkohësisht, nëpërmjet krijimit të një platforme të përbashkët avokuese për çështjet në fjalë, si dhe krijimit të një agjende nacionale që trajton angazhimin e gruas në biznes dhe ekonomi.
Iniciativa rinore për të drejtat e njeriut në Kosovë –YIHR
- Titulli i projektit: Rishikimi i kurrikulës
- Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
- Lokacioni i Projektit : Kosovë
- Kohëzgjatja e Projektit : 16 muaj
- Tema : Zgjerimi i pjesëmarrjes së të rinjve
- Qëllimi i projektit: Ndikimi dhe ndryshimi i qasjes së shoqërisë Kosovare në të drejtat e njeriut.
Urojmë të gjithë fituesit dhe i inkurajojmë të tjerët të vazhdojnë të aplikojnë për grantet e programit E4E !