ATRC NËNSHKROI MARRËVESHJET ME FITUESIT E RUNDIT TË DYTË PËR GRANTET E PROGRAMIT E4E
15 shkurt 2016 – ATRC nënshkroi marrëveshjet me tetë (8) organizata joqeveritare lokale,
fituese të Rundit të dytë të Granteve për Programin Angazhimi për Barazi (E4E), implementuar
nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe financuar nga Agjencia e Shteteve
të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Fituesit e granteve në këtë rund janë:
Zensko Pravo
- Titulli i Projektit :Rritja e pjesëmarrjes së grave në Mitrovicë të Veriut
- Lokacioni i Organizatës: Mitrovicë veriore
- Lokacioni i Projektit:Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë e veriut
- Kohëzgjatja e Projektit : 12 muaj
- Tema : Gratë në qeverisje dhe ekonomi
- Qëllimi i projektit: Rritja e pjesëmarrjes së grave në Kosovën Veriore, si në Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë të veriut
ARTPOLIS
- Titulli i projektit: Rritja e vetëdijësimit në komunitet për të drejtat e grave në trashëgimi përmes artit
- Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
- Lokacioni i Projektit :Njëzet (20) komuna të Kosovës
- Kohëzgjatja e Projektit : 12 muaj
- Tema : Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijësimit për të drejtat pronësore të grave
- Qëllimi i projektit: Rritja e vetëdijësimit përmes edukimit publik për gratë dhe burrat, rreth formalizimit të së drejtës pronësore dhe inkurajimi për ndryshimin e qëndrimeve ekzistuese për të drejtat pronësore të grave
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN
- Titulli i projektit: Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre trashëgimore
- Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
- Lokacioni i Projektit : Në tërë Kosovën
- Kohëzgjatja e Projektit : 12 muaj
- Tema : Fuqizimi i grave përmes ngritjes së vetëdijes për të drejtat pronësore të grave
- Qëllimi i projektit: Të ngrihet vetëdijesimi tek gratë në Kosovë lidhur me të drejtat e tyre trashëgimore dhe pronësore
Handikos Mitrovica
- Titulli i projektit: Pak nga vetja; shumë për PAK-un
- Lokacioni i Organizatës : Mitrovicë
- Lokacioni i Projektit : Mitrovicë, Vushtrri, Skënderaj
- Kohëzgjatja e Projektit : 12 muaj
- Tema : Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuar (PAK)
- Qëllimi i projektit: Avokimi dhe promovimi i mundësive afariste dhe ndërmarjeve për trajnim/sistematizim për personat me aftësi të kufizuar (PAK), programe trajnimi dhe punë/mësim të përgjithshme për PAK e papunë dhe monitorimi i zbatimit të ligjit Nr.03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar
Syri i Vizionit
- Titulli i projektit: Projekti për përkrahjen e grave
- Lokacioni i Organizatës : Pejë
- Lokacioni i Projektit : Pejë, Deçan, Junik, Istog
- Kohëzgjatja e Projektit : 15 muaj
- Tema : Gratë në qeverisje dhe ekonomi
- Qëllimi i projektit: Përmirësimi i qeverisjes, parlamentarizmit dhe ndërmarrësisë në nivel lokal dhe nacional, duke avancuar dhe ngritur kapacitetet dhe fuqizuar gratë në sektorët publik, privat dhe jo-qeveritar si dhe përmirësimin e pozitës se tyre në institucione dhe biznese
Qendra për përkrahje të personave me aftësi të kufizuara mentale – Qendra për Jetë të Pavarur
- Titulli i projektit: Të rinjtë me aftësi të kufizuara mentale së bashku për një jetë më të mirë
- Lokacioni i Organizatës : Pejë
- Lokacioni i Projektit : Pejë, Istog, Deçan
- Kohëzgjatja e Projektit : 12 muaj
- Tema : Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuar (PAK)
- Qëllimi i projektit: Promovimi i integrimit social, pjesëmarrjes dhe zhvillimit të autonomisë personale për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara mentale Iniciativa për Progres
INPO
- Titulli i projektit: Përfshirja e të rinjëve në zhvillimin e arsimit profesional
- Lokacioni i Organizatës : Ferizaj
- Lokacioni i Projektit : Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Gjilan, Ferizaj
- Kohëzgjatja e Projektit :12 muaj
- Tema :Zgjerimi i pjesëmarrjes së të rinjve
- Qëllimi i projektit:Zhvillimi i të rinjëve përmes avansimit të politikave lokale për edukim profesional
Emancipimi civil ma ndryshe – EC ma ndryshe
- Titulli i projektit: Prizreni – qytet pa barriera
- Lokacioni i Organizatës : Prizren
- Lokacioni i Projektit : Rajoni i Prizrenit
- Kohëzgjatja e Projektit : 12 muaj
- Tema : Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuar (PAK)
- Qëllimi i projektit: Rritja e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuar dhe të rinjëve në dizajnimin e Prizrenit – qytet pa barriera
Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
- Titulli i projektit: Mbështetja e të drejtave të komunitetit LGBT në Kosovë përmes angazhimit të Institucioneve të Kosovës
- Lokacioni i Organizatës :Prishtinë
- Lokacioni i Projektit : Prishtinë
- Kohëzgjatja e Projektit : 18 muaj
- Tema : Rritja e mbrojtjes dhe vetëdijësimit për të drejtat e komunitetit LGBT
- Qëllimi i projektit: Mbështetja e zbatimit të politikave anti-diskriminuese në lidhje me komunitetin LGBT në Kosovë në të gjitha nivelet e shoqërisë dhe veçanërisht në vendin e punës
Urojmë të gjithë fituesit dhe i inkurajojmë të tjerët të vazhdojnë të aplikojnë për grantet e programit E4E!