Rundi I
31 gusht 2015 – ATRC nënshkroi marrëveshjet me gjashtë organizata joqeveritare lokale,
fituese në Rundin e parë të Granteve për Programin Angazhimi për Barazi (E4E),
që implementohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) dhe përkrahet nga Agjencia e
Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
Fituesit e granteve në këtë rund janë:
Qendra Kosovare për Përkrahje të Bizneseve
- Titulli i Projektit :Ndryshimi i Kosovës përmes fuqizimit të grave
- Lokacioni i Organizatës: Prishtinë
- Lokacioni i Projektit: Drenas, Kamenicë dhe Rahovec
- Kohëzgjatja e Projektit : 18 muaj
- Tema : Gratë në qeverisje dhe ekonomi
- Qëllimi i projektit: Fuqizimi socio-ekonomik i grave në tri komuna: Drenas, Rahovec dhe Kamenicë.
Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike – ACDC
- Titulli i projektit: Rritja e vetëdijësimit publik për të drejtat pronësore të grave në Kosovën Veriore
- Lokacioni i Organizatës : Mitrovicë Veriore
- Lokacioni i Projektit : Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq
- Kohëzgjatja e Projektit : 12 muaj
- Tema : Fuqizimi i grave përmes ngritjes së vetëdijes për të drejtat pronësore të grave
- Qëllimi i projektit: Fuqizimi i grave në Kosovën veriore përmes rritjes së vetëdijes për të drejtat pronësore të grave dhe avokimit, për themelimin e mekanizmave lokal për sigurimin e barazisë gjinore.
Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN
- Titulli i projektit: Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre trashëgimore
- Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
- Lokacioni i Projektit : Në tërë Kosovën
- Kohëzgjatja e Projektit : 12 muaj
- Tema : Fuqizimi i grave përmes ngritjes së vetëdijes për të drejtat pronësore të grave
- Qëllimi i projektit: Të ngrihet vetëdijesimi tek gratë në Kosovë lidhur me të drejtat e tyre trashëgimore dhe pronësore
Qendra për Barazi dhe Liri për Komunitetin LGBT në Kosovë – CEL
- Titulli i projektit: Përfshirja e komunitetit LGBT në Kosovë
- Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
- Lokacioni i Projektit : Në tërë Kosovën
- Kohëzgjatja e Projektit : 20 muaj
- Tema : Rritja e mbrojtjes dhe vetëdijësimit për të drejtat e komunitetit LGBT
- Qëllimi i projektit: Të përmirësohet pozita e komunitetit LGBT në Kosovë dhe të rritet niveli i mirëkuptimit tek popullsia e përgjithshme.
CREATE
- Titulli i projektit: Gratë RAE në qeverisje dhe ekonomi
- Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
- Lokacioni i Projektit : Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjakovë, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe Graçanicë.
- Kohëzgjatja e Projektit : 12 muaj
- Tema : Gratë në qeverisje dhe ekonomi
- Qëllimi i projektit: Pjesëmarrje më e barabartë të grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në sferat politike dhe ekonomike të shoqërisë në nivel të familjes, komunitetit, komunës dhe nivelit kombëtar.
Lëvizja FOL
- Titulli i projektit: Përfshirja e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsionit në sistemin arsimor në Kosovë
- Lokacioni i Organizatës : Prishtinë
- Lokacioni i Projektit : Prishtinë, Gjakovë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Podujevë.
- Kohëzgjatja e Projektit : 24 muaj
- Tema : Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve
- Qëllimi i projektit: Parandalimi dhe minimizimi i korrupsionit në sistemin arsimor në Kosovë përmes përfshirjes dhe aktivizimit të rinisë
Urojmë të gjithë fituesit dhe i inkurajojmë të tjerët të vazhdojnë të aplikojnë për grantet e programit E4E !