ATRC NËNSHKROI MARRËVESHJE ME PËRFITUESIT E RUNDIT TË SHTATË TË GRANTEVE PËR PROGRAMIN E4E

ATRC NËNSHKROI MARRËVESHJE ME PËRFITUESIT E RUNDIT TË SHTATË TË GRANTEVE PËR PROGRAMIN E4E

10 janar 2019 – ATRC-ja nënshkroi marrëveshje me njëmbëdhjetë (11) organizata joqeveritare lokale, përfituese të granteve të rundit të shtatë të Programit të Angazhimit për Barazi – E4E, i zbatuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), dhe i mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Fituesit e granteve për rundin e shtatë janë:

INSTITUTI PËR ZHVILLIM TË KOMUNITETIT – CODE

Titulli i projektit: Grua e qëndrueshme ekonomikisht – grua e pavarur
Lokacioni i organizatës: Graçanicë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Ranillugë, Novobërdë, Kamenicë
Kohëzgjatja e projektit: 8 muaj
Tema 1: Gratë në Qeverisje dhe Ekonomi
Synimi i projektit: Përkrahja e krijimit dhe promovimi i shoqatës funksionale ndëretnike të grave në komunat Novobërdë, Ranillugë dhe Kamenicë, duke ndërtuar kapacitetet e tyre, duke mbështetur zhvillimin e brendshëm administrativ dhe duke i lidhur gratë me biznese të mëdha në Kosovë, me pjesëmarrjen e vetëqeverisjes lokale dhe OSHC-ve.
Fondet e projektit: $24.728,00

INSTITUTI PËR POLITIKA ZHVILLIMORE – INDEP

Titulli i projektit: Gratë menaxhere në sektorin publik – lehtësimi i transformimit nga qasja sasiore në atë cilësore
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Prishtinë, Novobërdë, Fushë Kosovë, Obiliq, Gllogoc, Vushtrri, Kamenicë
Kohëzgjatja e projektit: 15 muaj
Tema 1: Gratë në Qeverisje dhe Ekonomi
Synimi i projektit: Të shërbejë për përfaqësim më të lartë të grave në institucionet publike nëpërmjet aktiviteteve që përhapin një mentalitet të balancuar gjinor në grupe të ndryshme të shoqërisë.
Fondet e projektit: $49.000,00

QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME GJINORE

Titulli i projektit: Forcimi i të drejtave pronësore të grave në Kosovë
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Mbarë Kosovën
Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
Tema 2: Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijesimit rreth të drejtave pronësore të grave;
Synimi i projektit: Forcimi i të drejtave pronësore të grave duke u ofruar informacion më të madh për rëndësinë e të drejtave formale pronësore dhe duke ngritur vetëdijen e përgjithshme ligjore të komuniteteve.
Fondet e projektit: $39.276,75

INCIATIVA PËR DREJTËSI DHE BARAZI

Titulli i projektit: Puna ime, prona ime
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Prishtinë, Gjilan
Kohëzgjatja e projektit: 8 muaj
Tema 2: Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijesimit rreth të drejtave pronësore të grave;
Synimi i projektit: Fuqizimi i grave të reja për të kërkuar të drejtat e tyre për mbështetjen financiare dhe të drejtat e tyre martesore dhe të përbashkëta në pronë në Kosovë.
Fondet e projektit: $24.836,00

QENDRA PËR BARAZI DHE LIRI – CEL

Titulli i projektit: Fuqizimi i personave LGBTI në Kosovë
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Me përqëndrim në Prishtinë dhe mbulim të shtatë rajoneve
Kohëzgjatja e projektit: 20 muaj
Tema 3: Rritja e mbrotjes dhe vetëdijes për të drejtat e popullsisë së cenueshme
Synimi i projektit: Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave LGBTI përmes rritjes së kapaciteteve për të mbrojtur të drejtat LGBTI dhe rritjes së vetëdijesimit të palëve kyçe të interesit për të ndikuar pozitivisht në proceset e politikave të personave LGBTI.
Fondet e projektit: $76.850,24

TEACH FOR KOSOVA

Titulli i projektit: Ndërtimi i profilit të mësimdhënësve, rekrutimi dhe zhvillimi nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Gjakovë, Mitrovicë
Kohëzgjatja e projektit: 20 muaj
Tema 3: Rritja e mbrojtjes dhe vetëdijes për të drejtat e popullatave të cenueshme
Synimi i projektit: Rritja e qasjes, mundësive dhe ndërgjegjësimit në arsim për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas.
Fondet e projektit: $46.394,00

FORUMI I AFTËSISË SË KUFIZUAR

Titulli i projektit: Gjithëpërfshirja – vlerë sociale
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Prishtinë
Kohëzgjatja e projektit: 10 muaj
Tema 4: Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara (PAK)
Synimi i projektit: Sigurimi i mbrojtjes ligjore për personat me aftësi të kufizuara në përputhje me të drejtat e tyre kushtetuese
Fondet e projektit: $32.460,00


HANDIKOS PEJA

 

Titulli i projektit: Edukimi cilësor dhe gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara
Lokacioni i organizatës: Pejë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Pejë, Deçan, Junik
Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
Tema 4: Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara (PAK)
Synimi i projektit: Rritja e numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor në komunat e Pejës, Deçanit dhe Junikut përmes avokimit, identifikimit dhe vetëdijesimit të komunitetit për rëndësinë e gjithëpërfshirjes.
Fondet e projektit: $37.870,00

ORGANIZATA KOSOVARE PËR TALENTE DHE ARSIM – TOKA

 Titulli i projektit: Për rininë, nga rinia
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Hani Elezit, Kaçanik, Gjilan, Viti
Kohëzgjatja e projektit: 14 muaj
Tema 5: Zgjerimi i pjesëmarrjes së rinisë
Synimi i projektit: Fuqizimi i të rinjve në rrezik në komunat e Hanit të Elezit, Kaçanikut, Gjilanit dhe Vitisë, përmes realizimit të aktiviteteve që u ofrojnë të rinjve alternativa pozitive, si dhe zhvillojnë paepshmërinë dhe aftësitë për t’i mbështetur në planin afatgjatë.
Fondet e projektit: $24.996,00

FONDACIONI 17

Titulli i projektit: Pikëpamje
Lokacioni i organizatës: Prishtinë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Mbarë Kosovën dhe me fokus në Prishtinë dhe Mitrovicë
Kohëzgjatja e projektit: 10 muaj
Tema 5: Zgjerimi i pjesëmarrjes së rinisë
Synimi i projektit: Mundësimi i një mjedisi pozitiv alternativ dhe të bazuar në pjesëmarrje, i cili inkurajon dhe fuqizon të rinjtë dhe të rejat që të angazhohen në jetën publike.
Fondet e projektit: $24.578,00

RINIA AKTIVE E GJAKOVËS

Titulli i projektit: Rinia për rininë
Lokacioni i organizatës: Gjakovë
Lokacioni i zbatimit të projektit: Gjakovë, Rahovec, Malishevë
Kohëzgjatja e projektit: 12 muaj
Tema 5: Zgjerimi i pjesëmarrjes së rinisë
Synimi i projektit: Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes krijimit të fushave për diskutime produktive, avokimit dhe promovimit të pjesëmarrjes së të rinjve, dhe përmes zhvillimit të bashkëpunimit ndërsektorial në komunat e Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës.
Fondet e projektit: $21.200,00

I përgëzojmë të gjithë përfituesit dhe i inkurajojmë të tjerët të aplikojnë për grante të programit E4E!