Përfituesi i programit Angazhimi për Barazi, CREATE në bashkëpunim me Qendrën për Zhvillimin e Romëve dhe Ashkalive (RADC), kanë implementuar projektin “Gratë Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në Qeverisje dhe Ekonomi” që ka qenë i projektuar për të adresuar sfidat që përballen gratë e komuniteteve RAE. Projekti ka arritur të ketë pjesëmarrje më të barabartë të grave të komuniteteve rome, ashkali e egjiptiane, në sferat politike dhe ekonomike të shoqërisë, në nivele të familjeve, komunitetit, atë komunal e shtetëror, përmes këtyre objektivave:
Të kuptuarit më të mirë të njohurisë, qëndrimeve dhe praktikave nga brenda komunitetit roma, ashkali dhe egjiptiane, si dhe komunitetit shumicë që ndikojnë në pjesëmarrjen e grave tek pakicat, aktivitetit ekonomik si dhe niveleve të amvisërive dhe komunitetit;
Barrierat kyçe ndaj pjesëmarrjes (ashtu siç identifikohet në studim) janë adresuar dhe zvogëluar, si dhe;
Gratë nga grupet e shënjestruara kanë realizuar njohuritë dhe aftësitë e domosdoshme për të marrë pjesë në vendimarrje dhe veprimtari të gjenerimit të të ardhurave ekonomike.
Projekti ka filluar implementimin në vitin 2015 dhe ka përfunduar në 2016 dhe është implementuar në komunat Mitrovicë Jug, Fushë Kosovë, Gjakovë, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe Graqanicë.
CREATE dhe RADC kanë hartuar një studim socio-ekonomik për qëndrimet dhe normat që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e grave rome, ashkali dhe egjiptiane në vendimarrje, udhëheqësi dhe veprimtari ekonomike. Raporti e gjeni këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese – BIRN ka implementuar projektin Fuqizimi i Grave për kërkimin e të Drejtave të tyre në Trashëgimi, që është hartuar të rrisë vetëdijen e qytetarëve të Kosovës mbi çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat trashëgimore të grave si dhe edukimin e publikut por edhe institucioneve publike për praktikat më të mira të adresimit të kësaj çështjeje, përmes këtyre objektivave:
Rritja e vetëdijes tek gratë në Kosovë në lidhje me të drejtat e tyre trashëgimore dhe pronësore;
Kontributi në përmirësimin e hartimit të politikave në fushën e të drejtave trashëgimore të grave përmes diskutimeve publike dhe rekomandimeve për politika;
Sigurimi i raportimit të paanshëm dhe objektiv mbi të drejtat trashëgimore të grave përmes raportimit televiziv, në internet dhe shtyp;
Rritja e vetëdijes publike mbi të drejtat trashëgimore të grave përmes informimit publik dhe monitorimit të drejtpërdrejtë të gjykatave.
Projekti ka filluar implementimin e tij në gusht të vitit 2015 si dhe ka përfunduar në gusht të vitit 2016, duke mbuluar gjithë Kosovën.
BIRN ka publikuar një Raport për të Drejtën e Gruas së Kosovës për Trashëgimi të pronës, që analizon gjendjen e procesit të trashëgimisë në Kosovë, rajon dhe BE. Raporti gjithashtu sjell rekomandime konkrete mbi aspekte specifike të procesit të trashëgimisë. Raporti mund të gjendet këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Qendra e Avokimit për Kulturë Demokratike – ACDC ka implementuar projektin “Rritja e Vetëdijes Publike mbi të Drejtat Pronësore të Grave në Kosovën veriore”, që është hartuar të fuqizojë gratë në veri të Kosovës, përmes rritjes së vetëdijes për të drejtat pronësore të gruas dhe avokimit për themelimin e mekanizmave lokal për sigurimin e barazisë gjinore, përmes këtyre objektivave:
Rritja e njohurisë dhe vetëdijes për barazinë gjinore dhe të drejtat pronësore të gruas;
Monitorimi dhe raportimi për procedurat gjyqësore që trajtojnë të drejtat pronësore të gruas;
Fuqizimi i grupeve të grave në kuvendet komunale në veri të Kosovës, përmes programit të trajnimit dhe vizitave studimore në OSHC dhe institucione;
Avokimi për themelimin e Zyrave për Barazi Gjinore dhe emërimin e zyrtarëve për barazi gjinore në katër komunat veriore të Kosovës.
Projekti ka filluar zbatimin në gusht të vitit 2015 si dhe ka përfunduar më 2016, duke mbuluar katër (4) komuna të Kosovës veriore, gjegjësisht Mitrovicë veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Qendra Kosovare për Përkrahje të Bizneseve (KCBS) ka implementuar projektin “Ndryshojmë Kosovën duke fuqizuar gruan” që ka pasur për qëllim përforcimin e fuqizimit socio-ekononmik të grave, përmes këtyre objektivave:
Rritja e vetëdijes së grave në biznes për rëndësinë dhe kontributin e tyre në zhvillim afarist dhe të komunitetit;
Rritja e ndikimit të grave në biznes duke krijuar një rrjet joformal avokimi për gratë në biznes për të avokuar mbi çështje që gratë i përballin në biznes;
Hartimi i një strategjie komunale për të përforcuar pozitën e gruas në qeverisje dhe monitorimi i implementimit të kësaj strategjie në praktikë;
Promovimi i aktiviteteve të projektit në media.
Projekti ka filluar zbatimin në gusht të vitit 2015 dhe ka përfunduar në shkurt 2017, duke mbuluar komunat Kamenicë, Drenas dhe Rahovec.
Strategjia e hartuar nga KCBS për komunën e Kamenicës, Drenasit dhe Rahovecit është miratuar nga të tri komunat e shënjestruara. Strategjia për ndërmarrëset gra për periudhën 2017-2022 për komunën e Kamenicës, Drenasit dhe Rahovecit mund të gjenden këtu: Strategjia Drenas, Strategjia Kamenicë, Strategjia Rahovec.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Zensko Pravo ka implementuar projektin “Avancimi i Pjesëmarrjes së Gruas në Veri të Kosovës”, që synim pati rritjen e pjesëmarrjes së grave në komunat Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë e veriut, përmes këtyre objektivave:
Zhvillimi i kapaciteteve të organizatave të grave për të avokuar tek vendim-marrësit për të rritur pjesëmarrjen e grave;
Zhvillimi i kapaciteteve të zyrtarëve komunalë për qeverisje të përgjegjshme gjinore;
Rritja e vetëdijes tek bartësit e të drejtave dhe publikut të gjerë në lidhje me rëndësinë e pjesëmarrjen e grave dhe përfaqësimin e barabartë në institucione publike.
Projekti ka filluar implementimin në shkurt të vitit 2016 dhe ka përfunduar në shkurt të vitit 2016, duke mbuluar komunat e veriut të Kosovës, gjegjësisht Mitrovicë e veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, organizata Shoqata e të Verbërve të Kosovës, në kuadër të Fondit për Reagim të Shpejtë, ka zbatuar projektin “Trajtimi i Ndryshimeve të Paparashikueshme që ndikojnë në jetën e të Verbërve” për t’i analizuar ndryshimet që janë iniciuar nga Divizioni për Komisionet Mjekësore (DKM) i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në Rregulloren për Funksionimin e Komisionit Mjekësoro-Social (RrFKMS), duke pasur parasysh efektin e tyre në jetën e përfituesve të skemës së verbërisë dhe atë të Ligjit për të Verbërit, përmes këtyre objektivave:
Analizimit të përshtatshmërisë së propozimit për ndryshimin e RrFKMS-së në lidhje me Ligjin për të Verbrit;
Mbledhja e informatave nga personat e verbër për ndikimin e amendamenteve të planifikuara të RrFKMS-së në jetët e tyre;
Informimi i personave të verbër për ndryshimet specifike, për t’ju shmangur konfuzionit, në mesin e tyre dhe mundësimin e përfitimit nga të drejtat ligjore të tyre.
Projekti ka filluar zbatimin në korrik të vitit 2016 dhe ka përfunduar në gusht të vitit 2017, duke mbuluar komunat e Kosovës veriore, përkatësisht Prishtinën, Pejën, Mitrovicën, Prizrenin, Gjakovën, Gjilanin dhe Ferizajn, me fokus në Prishtinë.
Shoqata e të Verbërve të Kosovës ka arritur t’i integrojë amendamentet e propozuara në Rregulloren për Funksionimin e Komisionit Mjekësoro-Social (RrFKMS-në) si rezultat e procesit të avokimit konsistent gjatë zbatimit të projektit.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, organizata CECD Friends, në kuadër të Fondit për Reagim të Shpejtë, ka realizuar projektin “Djemtë dhe Burrat, Pjesë e Zgjidhjes – Tregoni se jeni kundër Dhunës”, duke e shënuar 25 Nëntorin, Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, përmes këtyre objektivave:
Ngritja e vetëdijes së qytetarëve dhe institucioneve përgjegjëse për dobitë ekonomike dhe shoqërore nga trajtimi i barabartë i grave dhe trashëgimia;
Fuqizimi i grave në kërkimin të drejtave pronësore dhe trashëgimore të tyre duke i informuar gratë për të drejtat e tyre dhe për atë se si kjo shpie në fuqizimin dhe parandalimin e dhunës në familje.
Ky projekt ka filluar zbatimin në nëntor të vitit 2015 dhe ka përfunduar në dhjetor të vitit 2015, duke e mbuluar komunën e Mitrovicës, Skenderajt dhe atë të Vushtrrisë.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, organizata Qendra për Jetë të Pavarur – QJP, ka realizuar projektin “Të Rinjtë me Aftësi të Kufizuara Mendore së bashku për një Jetë më të Mirë” për të avokuar dhe promovuar integrimin social dhe për ta shtuar pjesëmarrjen dhe zhvillimin e autonomisë personale të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara mendore, përmes këtyre objektivave:
Avokimi në institucionet lokale dhe qendrore për mbështetje nga institucionet lokale dhe qendrore;
Pranimi i përditshëm dhe rehabilitimi i rreth 30 të rinjve me aftësi të kufizuara mendore;
Mbështetja e deri 30 të rinjve me shkathtësitë e nevojshme për ta jetuar një jetë të pavarur;
Pjesëmarrje e shtuar e prindërve dhe anëtarëve të familjes për ta ngritur vetëdijen publike për QJP-në.
Projekti ka filluar zbatimin në shkurt të vitit 2016 dhe ka përfunduar në janar të vitit 2017, duke e mbuluar komunën e Pejës, Istogut dhe at të Deçanit.
Qendra për Jetë të Pavarur ka arritur të avokojë për njerëzit me aftësi të kufizuara mendore dhe ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me komunën e Pejës që garanton mbështetje financiare afatgjate nga institucionet e Kosovës për këtë qendër.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, organizata ARTPOLIS në partneritet me Teatrin Ghetto nga Llapllasella, ka realizuar projektin “Ngritja e Vetëdijes së Komunitetit për të Drejtat Pronësore të Grave” duke përdorur artin si mjet për ta ngritur vetëdijen përmes edukimit publik si të burrave, ashtu edhe të grave për dobitë e të drejtave pronësore të formalizuara dhe duke e nxitur ndryshimin e qëndrimeve ekzistuese ndaj të drejtave pronësore të grave, nëpërmjet këtyre objektivave:
Promovimit të të drejtave pronësore të grave dhe avancimit të diskutimit duke i mbajtur 20 shfaqje të Teatrit Forum që i trajtojnë sfidat dhe konceptimet e gabuara në shoqërinë kosovare (si në komunitetin kosovar shqiptar, ashtu edhe në atë serb dhe RAE);
Ngritjes së njohurive në mesin e femrave dhe meshkujve, përfshirë të rinjtë dhe pakicat, për qasjen në informata dhe të kuptuarit e të drejtave pronësore duke e përdorur Teatrin Forum, seancat e konsultimit me komunitetin dhe fushatën në mediat sociale.
Projekti ka filluar të zbatohet në shkurt të vitit 2016 dhe ka përfunduar në janar të vitit 2017, duke mbuluar komunën e Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Skenderajt, Fushë Kosovës, Mitrovicës, Gjilanit, Pejës, Graçanicës, Vushtrrisë, Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Prizrenit, Dragashit, Ranillugut, Shterpës, Suharekës, Rahovecit dhe atë të Kamenicës.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, organizata Iniciativa për Progres – INPO ka realizuar projektin “Përfshirja e të Rinjve në Zhvillimin e Arsimit Profesional” për ta zhvilluar rininë nëpërmjet avancimit të politikave ligjore për shkollimin profesional, përmes këtyre objektivave:
Përfshirja gjithnjë e madhe e të rinjve në përmirësimin e politikave strategjike të zhvillimit të arsimit në lidhje me strategjitë komunale për zhvillim ekonomik;
Ngritja e vetëdijes së të rinjve për shkollimin profesional, tregun e punës dhe udhëzimet për karrierë.
Projekti ka filluar zbatimin në shkurt të vitit 2016 dhe ka përfunduar në janar të vitit 2017, duke e mbuluar komunën e Prishtinës, Mitrovicës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit dhe atë të Ferizajt.
INPO ka publikuar një Analizë Hulumtimi “Përfshirja e të Rinjve në Zhvillimin e Arsimit Profesional”, ku theksohen perceptimet për shkollat profesionale në Kosovë. Hulumtimi mund të gjendet këtu.
INPO ka publikuar një Udhëzues për Themelimin e Qendrës për Orientimin në Karrierë që shërben si burim i dobishëm për qendrat e karrierës në Kosovë. Ky udhëzues ka lehtësuar shumë procesin e avokimit që ka zhvilluar INPO drejt institucioneve relevante të Kosovës përkitazi me themelimin e qendrave të karrierës. Udhëzuesi mund të gjendet këtu.
Analize perfshirja e te rinjve ne zhvillimin e arsimit profesional
Udhezues per themelimin e Qendrave per Orientim ne Karriere
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, organizata Ec ma ndryshe në partneritet me Organizatën e Personave me Distrofi Muskulore në Kosovë ka realizuar projektin “Prizreni, Qytet pa Barriera”, me qëllim që ta shtoj pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara dhe të rinjve në dizajnimin e një Prizreni pa barriera, përmes këtyre objektivave:
Përfshirjes aktive të personave me aftësi të kufizuara (PAK-ve) dhe të rinjve në dizajnimin e zgjidhjeve dhe sigurimit të opsioneve praktike për qeverinë lokale për një qytet pa barriera;
Inicimit të ndryshimeve në politika që e rregullojnë pjesëmarrjen e PAK-ve në planifikimin urban;
Ngritjes së vetëdijes publike dhe shtimit të njohurive për mundësitë e qasjes së PAK-ve.
Ky projekt ka nisur të zbatohet në shkurt të vitit 2016 dhe ka përfunduar në janar të vitit 2017, duke mbuluar komunën e Prizrenit, Malishevës, Suharekës, Dragashit, Mamushës dhe të Rahovecit.
Ec ma ndryshe ka publikuar një Udhëzim Administrativ që i rregullon kushtet teknike të ndërtesave dhe mundësitë e qasjes për personat me aftësi të kufizuara në këto ndërtesa. Udhëzimi administrativ mund të gjendet këtu.
Ec ma ndryshe ka publikuar një doracak të quajtur “Projektimi i Qytetit pa Barriera” që shërben si udhëzues për institucionet relevante të Kosovës dhe që ofron ilustrime konkrete për mënyrën e realizimit të konceptit të një qyteti pa barriera. Ky doracak mund të gjendet këtu.
Ec ma ndryshe ka publikuar një raport vizionar të quajtur “Një shkollë për të gjithë” për ndërtimin e shkollave dhe rehabilitimin e personave me aftësi të kufizuara. Ky raport mund të gjendet këtu.
Ec ma ndryshe ka publikuar një hulumtimin “PRIZRENI – qyteti që nuk i ka hequr barrierat për Personat me Aftësi të Kufizuara (PAK)” ku janë vënë në pah sfidat e qasjes për PAK në Prizren dhe jipen rekomandime të dobishme për institucionet relevante në Kosovë për një qytet pa barriera. Hulumtimi mund të gjendet këtu.
Udhezim administrativ për qasje të PAK
Manual - Si te projektohet nje qytet pa barriera
Shkolla për të gjithë
Prizreni qytet qe nuk i ka menjanuar barrierat
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, organizata Handikos Mitrovica ka realizuar projektin “Pak nga Vetja; Shumë për PAK-të” me qëllim që të avokoj dhe promovoj mundësitë për biznes dhe ndërmarrje për programet e punës/studimit/trajnimit për PAK-të e papunësuar dhe për ta monitoruar zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, përmes këtyre objektivave:
Trajnimi i 40 personave me aftësi të kufizuara nga rajoni i Mitrovicës, aftësimit të tyre për të qenë konkurrent në tregun e punës dhe promovimit të ndërmarrjeve/institucioneve për punësimin e PAK-ve;
Monitorimi i zbatimit të Ligjit Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara dhe aftësimit profesional dhe punësimit.
Projekti ka nisur zbatimin në shkurt të vitit 2016 dhe ka përfunduar në janar të vitit 2017, duke mbuluar komunën e Mitrovicës, Skenderajt dhe të Vushtrrisë.
Handikos Mitrovica ka publikuar hulumtimin për monitorimin dhe zbatimin e Ligjit Nr. 03/L-019 për Aftësimin, Riaftësimin Profesional dhe Punësimin e Personave me Aftësi të Kufizuara, në të cilin jepen rekomandime të dobishme për institucionet relevante në Kosovë për PAK-të. Hulumtimin e gjeni këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, organizata iChat në kuadër të Fondit për Reagim të Shpejtë ka realizuar projektin “Ndryshimi dhe Plotësimi i Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2010 për Punën Vullnetare të të Rinjve” me qëllim që ta plotësoj dhe ndryshoj Udhëzimin Administrativ Nr. 10/2010 sipas Ligjit Evropian për Vullnetarizmin, përmes këtyre objektivave:
Përshtatjes së Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2010 sipas raportit të BE-së për Vullnetarizmin Evropian të publikuar në vitin 2010;
Promovimit medial për t’ua mundësuar të rinjve që ta kuptojnë rëndësinë e punës vullnetare dhe për ta nxitur interesimin e të rinjve për të drejtat e tyre për vullnetarizëm.
Ky projekt ka nisur zbatimin në nëntor të vitit 2015 dhe ka përfunduar në dhjetor të vitit 2015 duke e mbuluar tërë Kosovën.
iChat ka publikuar raportin “Përshtatja e Udhëzimit Administrativ Nr.10/2010 për Punën Vullnetare të të Rinjve”, në të cilin jipen rekomandime të dobishme për institucionet relevante në Kosovë përkitazi me punën vullnetare. Këto rekomandime janë marrë parasysh nga Ministria e Rinisë dhe janë integruar në Udhëzimin Administrativ Nr.10/2010. Hulumtimi mund të gjendet këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Qendra për Barazi dhe Liri të Komunitetit LGBT në Kosovë – CEL, ka realizuar projektin “Përfshirja e Komunitetit LGBT në Kosovë”, me qëllim të përmirësimit të pozitës së komunitetit LGBT në Kosovë dhe rritjes së nivelit të mirëkuptimit në mesin e popullatës së përgjithshme, nëpërmjet këtyre objektivave:
Rritja e njohurive për çështjet e komunitetit LGBT në mesin e gazetarëve, palëve të interesit dhe popullatës së përgjithshme;
Rritja dhe fuqizimi i mirëqenies së komunitetit LGBT;
Rritja e angazhimit të Qeverisë së Kosovës në promovimin e të drejtave të komunitetit LGBT në Kosovë.
Projekti ka filluar të zbatohet në gusht të vitit 2015 deri në prill 2017 dhe ka mbuluar tërë Kosovën.
CEL ka botuar dy libra “Lëvizja LGBT”, si nevojë e përgjithshme për të pasur më shumë informata për lëvizjen LGBTI, për t’u përshtatur me ndryshimet shoqërore si dhe për t’i kuptuar individët që i përkasin këtij komuniteti. Libri mund të gjendet këtu.
Libri tjetër “Manual i praktikës psikologjike me klientët lezbike, gej dhe biseksual” i shërben psikologëve si informatë bazë dhe si mjet për këshillimin e klientëve lezbike, gej dhe biseksual (LGB), në fushat e vlerësimit, intervenimit, identitetit dhe marrëdhënieve. Manuali mund të gjindet këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Syri i Vizionit ka realizuar projektin “Mbështetja për Femrat” me qëllim të promovimit të demokracisë lokale dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në Kosovë nëpërmjet përmirësimit të qeverisjes, parlamentarizmit dhe ndërmarrësisë, ngritjes së kapaciteteve për gratë dhe fuqizimit të tyre në sektorin publik, privat dhe atë joqeveritar si dhe përmirësimit të pozitave të tyre në institucione dhe biznese Pëmes këtyre objektivave:
Mbështetja dhe rritja e numrit të grave në pozitat udhëheqëse në qeveri, biznese dhe shoqëri civile, me qëllim të përmirësimit të politikëbërjes dhe zhvillimit socio-ekonomik të vendit;
Profesionalizmi dhe ngritja e kapaciteteve të grave në biznes, qeverisje dhe shoqëri civile, duke përfshirë përmirësimin e shkathtësive të ndërmarrësisë, politikëbërjes dhe qeverisjes;
Rritja e proaktivitetit dhe shkëmbimit të historive të suksesit midis grave, në mënyrë që të përmirësohen politikat zhvillimore dhe ekonomia.
Projekti ka filluar të zbatohet në shkurt të vitit 2016 dhe ka përfunduar në prill të vitit 2017, duke mbuluar komunën e Pejës, Deçanit, Junikut dhe atë të Istogut.
Syri i Vizionit ka botuar një broshurë që mbulon historitë dhe profilet e grave të suksesshme në fushat e biznesit, shoqërisë civile dhe qeverisjes në rajonin e Dukagjinit. Broshura mund të gjendet këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Komunikimi për Zhvillimin Social – CSD ka realizuar projektin “E Drejta e Gruas në Shoqërinë Demokratike”, me qëllim të vizualizimit të situatës sa u përket të drejtave pronësore të grave dhe të avancimit të kapacitetit ë grave në Kosovë për t’i ushtruar të drejtat pronësore të tyre si qytetare të barabarta sipas ligjit, nëpërmjet këtyre objektivave:
Ngritjes së vetëdijes për të drejtat pronësore për gratë si dhe të drejtat e tyre nëpërmjet ligjeve për familjen;
Ngritjes së kapacitetit të shoqërisë civile për t’u ndihmuar qytetarëve në ushtrimin e të drejtave të tyre në pronë;
Ngritjes së vetëdijes së grave për mundësinë për t’i adresuar çështjet e të drejtave pronësore në mënyrë anonime.
Projekti ka filluar të zbatohet në qershor të vitit 2016 dhe ka përfunduar në maj të vitit 2017 duke mbuluar komunën e Graçanicës, Novobërdës, Ranillugut, Parteshit, Kllokotit dhe Shtërpcës.
Komunikimi për Zhvillim Social – CSD ka publikuar hulumtimin “Të Drejtat Pronësore të Grave në një Shoqëri Demokratike” ku jepen përfundime dhe rekomandime të dobishme përkitazi me të drejtat pronësore të grave. Hulumtimi mund të gjendet këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, “Demokracia +” ka realizuar projektin “Efektiviteti i Shtuar i Ligjit për Rininë përmes Monitorimit” me qëllim të fuqizimit dhe angazhimit të të rinjve në jetën publike duke e përmirësuar zbatimin e legjislacionit dhe politikave rinore, nëpërmjet këtyre objektivave:
Shtimi i vëmendjes dhe burimeve të Kuvendit të Kosovës në mbikëqyrjen e qeverisë sa u përket politikave për angazhimin e rinisë;
Fuqizimit të të rinjve përmes zbatimit të dispozitave të legjislacionit në fuqi në Kosovë;
Përshtatjes së zbatimit të legjislacionit për të rinjtë për t’i angazhuar gratë dhe grupet e tjera të margjinalizuara.
Projekti ka filluar të zbatohet në qershor të vitit 2016 dhe është përfunduar në nëntor të vitit 2016 duke e mbuluar tërë territorin e Kosovës.
Demokracia+ ka publikuar Raportin “Monitorimi i Zbatimit të Ligjit Nr. 03/L-145 për Fuqizimin e Pjesëmarrjes së Rinisë” ku jepen rekomandime për zbatimin dhe përmirësimin efektiv të legjislacionit që ndikon në çështjet e rinisë. Raporti mund të gjindet këtu:
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT ka realizuar projektin “Fuqizimi i barabartë ekonomik për të gjitha gratë në Kosovë” me qëllimin që gratë/të mbijetuarat e dhunës seksuale dhe dhunës së bazuar në gjini (DhSDhBGj) në Kosovë të kenë të drejta të barabarta për pjesëmarrje dhe mundësi të barabarta në qeverisje dhe ekonomi me anë të përfaqësimit, arsimit dhe punësimit të përmirësuar, nëpërmjet këtyre objektivave:
Ngritjes së nivelit të punësimit dhe të hyrave për deri në 25 viktima të DhSDhBGj-së në Kosovë në mesin e komunitetit shqiptar, romë, ashkali dhe atij egjiptian në Kosovë;
Rritjes së mundësive të barabarta, integrimit social dhe mirëqenies së viktimave të DhSDhBGj-së në Kosovë në mesin e komunitetit shqiptar, romë, ashkali dhe atij egjiptian.
Projekti ka filluar të zbatohet në qershor të vitit 2016 dhe ka përfunduar në maj 2017, duke mbuluar tërë territorin e Kosovës me fokus në Drenas.
QKRMT ka publikuar një studim kushtuar identifikimit të nevojave dhe të mbijetuarave potenciale të DhSDhBGj-së, për pjesëmarrjen e tyre në qeverisje dhe për mundësitë e punësimit të tyre në Kosovë. Studimi mund të gjendet këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Qendra për Emancipim Shoqëror – QESH ka realizuar projektin “Arsimimi Integrues dhe Avancimi Ligjor” me qëllim të rritjes së dukshmërisë dhe të drejtave të komunitetit LGBT në Kosovë, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes së publikut të gjerë dhe fuqizimit të komunitetit LGBT, përmes këtyre objektivave:
Rritjes së llogaridhënies së institucioneve përkatëse në lidhje me zbatimin e ligjeve aktuale për të drejtat e komunitetit LGBT;
Ngritjes së vetëdijes për komunitetin LGBT në mesin e publikut të gjerë në lidhje me të drejtat e tyre në Kosovë;
Fuqizimit të anëtarëve të komunitetit LGBT duke i përgatitur ata për tregun e punës.
Projekti ka filluar të zbatohet në qershor të vitit 2016 dhe ka përfunduar në maj 2017, duke e mbuluar tërë territorin e Kosovës me fokus në Prishtinë.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Down Syndrome Kosova ka realizuar projektin “Fuqizimi i Komunitetit të Personave me Aftësi të Kufizuara (PAK) përmes Pjesëmarrjes së Shtuar në Politikat Institucionale dhe Jetën Shoqërore” me qëllim të ngritjes së vetëdijes për të drejtat e PAK dhe unifikimit të mbrojtjes ligjore, duke e siguruar pjesëmarrjen e PAK përmes dialogut konstruktiv me vendimmarrësit, përmes këtyre objektivave:
Hartimit të një platforme të përbashkët midis organizatave të PAK-ve, duke i evidentuar nevojat dhe prioritetet për mbrojtje dhe përfshirje ligjore;
Avokimit përmes fushatave për të drejtat e PAK-ve dhe inicimit të hartimit të një projektligji gjithëpërfshirës për PAK-të.
Projekti ka filluar të zbatohet në qershor të vitit 2016 dhe ka përfunduar në maj 2017, duke mbuluar tërë territorin e Kosovës.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, CLARD ka realizuar projektin “Ndihma Juridike dhe Procedurat Gjyqësore për të Drejtat e Grave në Pronë dhe Trashëgimi dhe Shtimi i Kapaciteteve të Juristeve të Reja”, me qëllim të shtimit të qasjes së grave në drejtësi përmes shërbimeve të ndihmës juridike falas të ofruara sipas rastit që do ta përmirësojnë kornizën ligjore dhe do t’i krijojnë praktikat më të mira përkitazi me të drejtat e grave në pronë dhe trashëgimi të përbashkët, përmes këtyre objektivave:
Ofrimi i shërbimeve të ndihmës juridike falas për të paktën 400 qytetarë që u përkasin grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara (GCM-ve) në dhjetë komuna të ndryshme në Kosovë, ku të paktën 50% – 70% e qytetarëve janë gra që nuk kanë mundësi financiare për avokatë;
Trajnimi i gjeneratës së re të juristeve për mënyrën e adresimit të përmirësimeve apo ndryshimeve në legjislacion;
Identifikimi i rasteve të interesit publik në lidhje me të drejtat e grave në pronë dhe trashëgimi (gjyqi strategjik);
Hartimi i dokumentit të politikave për institucionet përgjegjëse gjatë pjesës së dytë të zbatimit të projektit.
Projekti ka filluar të zbatohet në qershor të vitit 2016 dhe ka përfunduar në mars 2017, duke e mbuluar tërë territorin e Kosovës.
CLARD ka publikuar hulumtimin “Të drejtat e Grave në Pronë dhe Trashëgimi” ku jepen rekomandime për mënyrën e tejkalimit të çështjeve të identifikuara dhe përmirësimit të sistemit ligjor për të drejtat e grave në pronë dhe trashëgimi. Hulumtimi mund të gjendet këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime – iCHAT ka realizuar projektin “Informo dhe Parandalo”, me qëllim të ndërtimit të kapaciteteve në mesin e të rinjve, për ta ngritur në këtë mënyrë vetëdijen dhe për ta parandaluar përfshirjen e të rinjve në aktivitete ekstremiste të dhunshme, përmes këtyre objektivave:
Ngritja e vetëdijes së të rinjve të moshës 16-20 vjeçare për format e ndikimeve që çojnë në ekstremizëm të dhunshëm në një periudhë gjashtëmujore;
Inkurajimi i të menduarit kritik në mesin e së paku 35% të të rinjve të shkollave të mesme në Kosovë, në mënyrë që të rritet vetëdija e të rinjve në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm.
Projekti ka filluar të zbatohet në dhjetor të vitit 2016 dhe ka përfunduar në maj 2017, duke mbuluar komunën e Ferizajt, Kaçanikut, Prizrenit, Gjilanit, Pejës, Mitrovicës dhe Vushtrrisë.
iChat ka publikuar një hulumtim ku jepen rekomandime se si të rritet pjesëmarrja e të rinjve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Hulumtimi mund të gjendet këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Femrat Aktive të Gjakovës ka realizuar projektin “Qasja e Grave në Pronë”, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së grave dhe vajzave për realizimin e të drejtave pronësore dhe trashëgimore të tyre dhe ngritjen e vetëdijes në nivel institucional midis aktorëve kryesorë që merren me pronën dhe trashëgiminë, bazuar në obligimet që dalin nga legjislacioni i Kosovës, përmes këtyre objektivave:
Ngritjes së vetëdijes së grave dhe vajzave për t’i realizuar të drejtat pronësore dhe trashëgimore të tyre dhe si t’i qasen drejtësisë në mënyrë efektive;
Shtimi i mundësive për gratë që t’i ushtrojnë të drejtat pronësore të tyre duke ofruar ndihmë juridike, këshillim dhe ndërmjetësim falas për çështjet pronësoro-juridike;
Shtimi i efektivitetit dhe përgjegjësive institucionale të Gjykatës Themelore në Gjakovë, noterëve, Zyrës së Kadastrës dhe Zyrës së Regjistrimit në adresimin e çështjeve të trashëgimisë dhe çështjeve pronësore përmes monitorimit të këtyre mekanizmave.
Projekti ka filluar të zbatohet në dhjetor të vitit 2016 dhe ka përfunduar në korrik 2017, duke mbuluar komunën e Gjakovës, Dragashit, Junikut dhe Deçanit.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Rrjeti i Radiove për të Drejtat e Njeriut – RDN ka realizuar projektin “Është Koha që të Destigmatizohen Personat me Aftësi të Kufizuara – mund t’ia fillojmë duke folur për këtë”, me qëllim të rritjes së mbrojtjes dhe vetëdijes për personat me aftësi të kufizuara (PAK) në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia etnike e tyre, duke organizuar emisione kontaktuese në radio për PAK, përmes këtyre objektivave:
Ngritjes së vetëdijes dhe mbrojtjes së të drejtave të PAK në shoqëri duke organizuar emisione kontaktuese në radio nga dhe për personat me aftësi të kufizuara të fokusuara në të drejtat e PAK në Kosovë;
Rritja e përfshirjes së PAK në angazhimin qytetar, punësimin dhe mundësitë për shkollim;
Rritja e dialogut konstruktiv midis shoqërisë civile dhe institucioneve qeveritare për nevojat e PAK.
Projekti ka filluar të zbatohet në dhjetor të vitit 2016 dhe ka përfunduar në korrik 2017, duke mbuluar tërë territorin e Kosovës.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Lëvizja FOL ka realizuar projektin “Përfshirja e të Rinjve në Promovimin e Luftës kundër Korrupsionit në Sistemin Arsimor në Kosovë”, me qëllim të parandalimit dhe minimizimit të korrupsionit në sistemin arsimor në Kosovë duke përfshirë dhe aktivizuar rininë, nëpërmjet këtyre objektivave:
Caktimit të një trendi të perceptimit, njohurive dhe përvojës së të rinjve sa i përket shkallës ës korrupsionit në sistemin arsimor në Kosovë;
Nxitjes së pjesëmarrjes qytetare në mesin e të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsionit në sistemin arsimor përmes teknologjisë informative dhe mediave sociale;
Fuqizimit të rolit të të rinjve në promovimin e luftës kundër korrupsionit në sistemin arsimor në Kosovë;
Edukimit të të rinjve për mekanizmat dhe institucionet përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit në sistemin arsimor në Kosovë;
Promovimit të transparencës dhe llogaridhënies së investimeve publike në sistemin arsimor të Kosovës.
Projekti ka filluar të zbatohet në gusht të vitit 2015 dhe ka përfunduar në gusht 2017, duke mbuluar komunën e Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës, Ferizajt dhe Podujevës.
Lëvizja FOL ka publikuar hulumtimin “Skanimi i Edu’korrupsionit” lidhur me perceptimet, njohuritë dhe përvojën e të rinjve sa i përket korrupsionit në sistemin arsimor në vitin 2016. Hulumtimi mund të gjendet këtu.
Përfituesi i programit Angazhimi për Barazi, Instituti GAP ka zbatuar projektin Rishikimi i Politikave Diskriminuese Gjinore në Tregun e Punës, i hartuar për eliminimin e praktikave diskriminuese në tregun e punës me qëllim të krijimit të mundësive të barabarta për punësimin e grave në Kosovë, përmes këtyre objektivave:
Eliminimi i praktikave diskriminuese në shpalljet e vendeve të punës;
Plotësimi i Ligjit të Punës përmes së cilit formulimi gjinor në shpalljet e punës konsiderohet i paligjshëm;
Rritja e numrit të punonjëseve gra në sektorin publik;
Caktimi i kuotave për pjesëmarrjen e grave në bordet e drejtorëve të ndërmarrjeve publike dhe të institucioneve të pavarura;
Përmirësimi i statistikave kombëtare në lidhje me pjesëmarrjen dhe punësimin e grave në tregun e punës;
Analiza e pushimit të lehonisë dhe efekti i tij në pjesëmarrjen e grave në punë.
Projekti ka filluar zbatimin në dhjetor 2016 dhe ka përfunduar në nëntor 2017, duke mbuluar tërë Kosovën.
Instituti GAP ka publikuar një raport hulumtimi “Përfaqësimi i grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe të agjencive të pavarura”. Hulumtimi krahason numrin e burrave dhe grave në bordet publike të agjencive të pavarura. Hulumtimi mund të gjendet këtu.
Instituti GAP ka publikuar një raport statistikor “Punësimi dhe përfaqësimi i grave në Kosovë”. Raporti mund të gjendet këtu.
Instituti GAP ka publikuar një raport hulumtues “Menaxhimi i buxhetit të ekonomisë familjare – burrat dhe gratë”, një hulumtim që tregon dallimet në shpenzime midis burrave dhe grave. Hulumtimi mund të gjendet këtu.
Instituti GAP ka publikuar një raport hulumtimi “Diskriminimi i tregut të punës – si shpalljet e vendeve të punës krijojnë pabarazi gjinore”. Hulumtimi mund të gjendet këtu.
Gap analiza perberja gjinore e bordeve
Raporti statistikor per punesimin e grave
GAP Analize dallimet ne menaxhimin e buxhetit familjar ndermjet grave dhe burrave
Raporti final analize punesimi i grave
Përfituesi i programit Angazhimi për Barazi, Demokracia për Zhvillim – D4D ka implementuar projektin Gratë për Zhvillim: Aktivizimi i grave në tregun e punës, me qëllim të lehtësimit të boshllëqeve gjinore në aktivitetin e punës duke e angazhuar udhëheqjen politike dhe sektorin privat si dhe përmes zhvillimit të kapaciteteve të grave, OSHC-ve dhe organizatave lokale që punojnë në fuqizimin ekonomik të grave, përmes këtyre objektivave:
Fillimi i debateve që e konsiderojnë çështjen e boshllëkut gjinor;
Rritja e disponueshmërisë së zgjidhjeve politike bazuar në dëshmi/rekomandime lidhur me boshllëqet kryesore gjinore dhe shkallën e veprimtarisë së fuqisë punëtore;
Fushata për ngritje të vetëdijes e cila inkurajon përfshirjen e grave në veprimtarinë e forcës së punës dhe që shtrihet në të gjitha segmentet e shoqërisë;
Fuqizimi i aftësive të OSHC-ve në nivelin bazë dhe i iniciativave që në mënyrë efektive i përfaqësojnë interesat e grave në raport me institucionet publike dhe bizneset dhe rritjen e pjesëmarrjes së grave në forcën punëtore;
Ekzistenca e trajnimeve specifike të dizajnuara për t’i përmirësuar aftësitë e punësimit dhe të ndërmarrësisë së grave.
Projekti ka filluar në dhjetor 2016 dhe ka përfunduar në nëntor 2017, duke përfshirë tërë Kosovën.
D4D ka publikuar hulumtimin “Joaktiviteti i Grave në Tregun e Punës”, publikim ky që flet rreth përqindjes së konsiderueshme të grave në moshë pune, e që nuk janë aktive në tregun e punës në Kosovë. Hulumtimi mund të gjendet këtu.
Përfituesi i programit Angazhimi për Barazi, BIRN ka zbatuar projektin Fuqizimi i Grave për t’i kërkuar të Drejtat e tyre të Trashëgimisë, me qëllim që të avokojë për ndryshimet e duhura dhe të nevojshme për ligjet nën procedurat e ndryshim/plotësimit, si dhe të vazhdojë me ngritjen e vetëdijes së grave në Kosovë për trashëgiminë dhe të drejtat në pronë, përmes këtyre objektivave:
Të kontribuojë në përmirësimin e ndryshimeve të politikave për ligjet që lidhen me trashëgiminë (Ligji për Barazi Gjinore);
Rritja e kuptimit të legjislacionit të zbatueshëm përmes raportimit mbi të drejtat e trashëgimisë së grave përmes raportimeve televizive, online dhe të shtypura.
Projekti ka filluar zbatimin në dhjetor 2016 dhe ka përfunduar në nëntor 2017, duke mbuluar tërë Kosovën.
Përfituesi i programit Angazhimi për Barazi ka zbatuar projektin Mbështetësit e Përbashkët për të Drejtat e Grave në Pronë të Përbashkët, me qëllim të krijimit të një mjedisi më të përshtatshëm ligjor, për ngritjen e vetëdijes institucionale dhe qytetare, për informimin dhe mbështetjen e grave për realizimin e të drejtave të tyre pronësore, përmes këtyre objektivave:
Hulumtimi dhe monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2016 për masa të veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të të dy bashkëshortëve;
Avokimi për përmirësim të legjislacionit dhe ta ngritja e vetëdijes së institucioneve për zbatimin e masave për përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri, duke e promovuar pjesëmarrjen e tyre në pronë, trashëgimi dhe në fusha të tjera;
Informimi dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për trajtimin e barabartë të grave në regjistrimin e pronës së përbashkët në emër të të dy bashkëshortëve.
Projekti ka filluar zbatimin në dhjetor 2016 dhe ka përfunduar në nëntor 2017, duke mbuluar komunën e Prishtinës, Lipjanit, Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit, Ferizajt, Shtimes, Shtërpces, Kaçanikut dhe Hani të Elezit.
POLIS ka publikuar një raport për zbatimin e Udhëzimit Administrativ 03/2016 “Të drejtat e barabarta në pronë”. Raporti mund të gjendet këtu.
Përfituesi i programit Angazhimi për Barazi, Qendra Multimedia ka zbatuar projektin Trajtimi i Ekstremizmit të Dhunshëm përmes Teatrit Social, me qëllim të krijimit të një klime pozitive për debat, reflektim dhe njohuri të efekteve të ekstremizmit në çdo formë në Kosovë, përmes këtyre objektivave:
T’u mundësohet të rinjve që të arsimohen për çështjet e ekstremizmit dhe ta zhvillojnë midis tyre ndjenjën e ndjeshmërisë duke i tërhequr në sipërfaqe disa nga temat e patrajtuara që kanë të bëjnë me ekstremizmin në Kosovë;
Relaksimi i qëndrimeve radikale të të rinjve në Kosovë kundër “kundërshtarëve” të tyre të çfarëdo përkatësie dhe krijimi i një klime të besimit dhe njohjeje, duke i përdorur shfaqjet dhe debatet teatrore;
Angazhimi i të rinjve në diskutim dhe afrimi i tyre më pranë përfaqësuesve institucionalë, shoqërisë civile dhe mediave për t’i adresuar çështjet problematike që lidhen me ekstremizmin.
Projekti ka filluar zbatimin në dhjetor 2016 dhe ka përfunduar në nëntor 2017, duke e mbuluar komunën e Kaçanikut, Vushtrrisë, Ferizajt, Pejës, Prizrenit, Fushë Kosovës, Obiliqit, Gjilanit, Lipjanit dhe Mitrovicës.
Përfituesi i programit Angazhimi për Barazi ka zbatuar projektin Të drejtat e trashëgimisë për gratë – Fuqizimi i tyre, duke synuar funksionalizimin e zyrës komunale të regjistrimit për zbatimin e detyrimit ligjor sipas detyrës zyrtare për parashtrimin e akteve të vdekjes në gjykatë për procedurën trashëgimore, përmes këtyre objektivave:
Avokimi në zyrat komunale të regjistrimit për zbatimin në praktikë të Ligjit për procedurën jokontestimore dhe nenet 133 dhe 133.1 të Ligjit në Gjilan, Kamenicë, Viti dhe Novobërdë;
Edukimi dhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve, veçanërisht e grave për mjetet për t’i realizuar të drejtat e trashëgimisë;
Ngritja e vetëdijes duke i synuar burrat lidhur me rëndësinë e trashëgimisë së barabartë dhe përfitimet e përfshirjes së vajzave dhe bashkëshorteve në trashëgimi.
Projekti ka filluar zbatimin në dhjetor 2016 dhe ka përfunduar në tetor 2017, duke mbuluar komunën e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe Novobërdës.
Përfituesi i programit Angazhimi për Barazi JETA ka zbatuar projektin Vetëdijësimi Publik për të Drejtat e Grave në Pronë dhe Trashëgimi në Komunën e Junikut, dhe ka pasur për qëllim të ndikojë në ndryshimet në lidhje me perceptimet e të drejtave pronësore dhe t’u jep zë grave që t’i ushtrojnë të drejtat e tyre mbi pronën dhe trashëgiminë siç parashikohen në legjislacionin e Kosovës, përmes këtyre objektivave:
Presioni mbi qëndrimet shoqërore dhe praktikat e komunitetit për diskriminimin e grave lidhur me të drejtat pronësore dhe trashëgimore dhe për ta rritur vetëdijen e publikut për këtë çështje;
Të zvogëlohet boshllëku gjinor në shkollat fillore dhe të mesme duke i adresuar stereotipat gjinor si një nga shkaqet e diskriminimit në lidhje me pronën e grave dhe të drejtat e trashëgimisë;
Të mobilizohet udhëheqja komunale dhe grupi i grave të Kuvendit në aktivitetet e projektit (punëtori, ligjërata, program televiziv dhe radio) si një forcë e fuqishme që mund të ndikojë në ndryshimet në perceptimet e njerëzve për të drejtat grave në pronë dhe trashëgimi;
Të ndikohen ndryshimet e perceptimeve tek nxënësit për rëndësinë e njohjes së të drejtave të barabarta të trashëgimisë për vajzat dhe djemtë.
Projekti ka filluar zbatimin në prill 2017 dhe ka përfunduar në nëntor 2017, duke mbuluar komunën e Deçanit dhe të Junikut.
JETA ka publikuar hulumtimin “Të Drejtat e Grave në Pronë dhe Trashëgimi në Komunën e Junikut”. Hulumtimi mund të gjendet këtu.
Përfituesi i programit Angazhimi për Barazi ka zbatuar projektin Kundërvënia ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm në mesin e të Rinjve të Kosovës, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe trajtimin e çështjes së radikalizimit nga këndvështrimet e shumta, nëpërmjet objektivave të mëposhtme:
Ngritja e vetëdijes së të rinjve kosovarë lidhur me ekstremizmin e dhunshëm për ta parandaluar radikalizimin dhe rekrutimin e të rinjve në grupe terroriste;
Monitorimi i rasteve aktuale dhe të ardhshme në seancat gjyqësore në lidhje me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Raportimi mbi këto raste dhe zhvillimet aktuale të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë përmes televizionit dhe mediave online;
Ngritja e vetëdijes dhe promovimi i luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet informimit publik.
Projekti ka filluar zbatimin në prill 2017 dhe ka përfunduar në shtator 2017, duke mbuluar tërë Kosovën.
Përfituesi i programit Angazhimi për Barazi, ka zbatuar projektin Përmirësimi i Pjesëmarrjes së Rinisë në Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm, me qëllim të angazhimit të të rinjve në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, duke i aktivizuar ata në aktivitetet arsimore dhe duke e ngritur vetëdijen e publikut të gjerë nëpërmjet këtyre objektivave:
Përfshirja e të rinjve në aktivitetet arsimore që promovojnë parandalimin e përfshirjes së tyre në grupe dhe aktivitete radikale;
Ngritja e vetëdijes së popullatës rreth mekanizmave ligjorë që e parandalojnë përfshirjen e rinisë kosovare në luftërat e huaja;
Avokimi në Këshillin Komunal për Siguri, Komitetin Konsultativ për Siguri në Bashkësi, Policisë në Komunitet (degë e Policisë së Kosovës) dhe akterët tjerë përgjegjës si, Policia e Kosovës, Prokuroria, etj., që punojnë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Projekti ka filluar zbatimin në prill 2017 dhe ka përfunduar në tetor 2017, duke mbuluar komunat Skenderaj dhe Junik.
Përfituesi i programit Angazhimi për Barazi ka zbatuar projektin Gratë e Fuqizuara – Aplikimi i Buxhetimit Përgjegjës Gjinor (BPGJ) në Komunat serbe të Kosovës, me qëllim të rritjes së fuqizimit ekonomik të grave përmes zbatimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në 10 komuna të Kosovës jo-shumicë, përmes këtyre objektivave:
Ngritja e vetëdijes dhe e ndjeshmërisë së administratave komunale sa i përket barazisë gjinore dhe BPGJ;
Zhvillimi i kapaciteteve të zyrtarëve komunalë dhe punonjësve të sektorit civil në komunat e përzgjedhura për analizën gjinore, hartimin e politikës gjinore dhe BPGJ;
Nxitja e themelimit dhe miratimit të proceseve komunale me qasje gjithëpërfshirëse në BPGJ;
Përmirësimi i mundësive ekonomike për gratë përmes krijimit të këshilltarëve komunal për ndërmarrësinë e grave;
Rritja e hapësirës mediale për temat e GRB BPGJ dhe ndërmarrësisë së grave.
Projekti ka filluar zbatimin në prill 2017 dhe ka përfunduar në shtator 2017, duke mbuluar komunën e Mitrovicës Veriore, Leposaviqit, Zveçanit, Zubin Potokut, Graçanicës, Ranillugut, Novobërdës, Kllokotit, Parteshit dhe Shtërpcës.
CPT ka publikuar një analizë “Fuqizimi i grave”, me theks ne buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në Komunat Serbe të Kosovës. Raporti mund të gjendet këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Instituti Riinvest ka zbatuar projektin Partneriteti për forcimin e pjesëmarrjes dhe performancës së grave në biznes, përmes Forumit Ekonomik të Grave zhvillimit të Agjendës Kombëtare për Gratë në Biznes dhe avokimit për çështje me interes, me qëllim të avancimit të pozitës së grave në biznes si punëdhënëse dhe punonjëse në të njëjtën kohë. Qëllimi i Institutit Riinvest ishte krijimi i një fushate të përbashkët avokimi si dhe hartimi i një agjende kombëtare që merr parasysh angazhimin e grave në biznes dhe ekonomi, përmes këtyre objektivave:
Rritja e kanaleve të avokimit të palëve të interesit, përmes zhvillimit të një platforme më efektive dhe gjithëpërfshirëse, e cila përfundimisht do të rezultojë në aktivizimin, kushtet më të mira dhe mundësitë për gratë në biznes;
Transformimi i komunikimit të institucioneve publike me palët relevante të interesit të përfshira në përmirësimin e rolit të gruas në ekonomi, duke standardizuar procesin e komunikimit dhe ndërhyrjes në të ardhmen;
Prioritizimi i çështjeve të rëndësishme për shqyrtim, përmes përdorimit më të mirë të burimeve, analizave dhe kapaciteteve avokuese në Kosovë;
Identifikimi dhe shqyrtimi i temave që lidhen me rolin e gruas në ekonomi, përmes zhvillimit të një agjende kombëtare që do të shërbejë si bazë për avokimin afatgjatë në këtë temë.
Projekti ka filluar zbatimin në qershor 2016 dhe ka përfunduar në nëntor 2017, duke mbuluar gjithë Kosovën.
Instituti Riinvest ka publikuar një analizë Gratë në tregun e punës, që fokusohet në mjedisin e punës për gratë në Kosovë. Analizën mund ta lexoni këtu.
Instituti Riinvest ka publikuar një analizë Ndërmarrësia e grave, që fokusohet në mjedisin e biznesit për burrat dhe gratë në Kosovë. Analizën mund ta lexoni këtu. Instituti Riinvest poashtu ka publikuar Agjendën Kombëtare për Fuqizimin Ekonomik të Grave, një dokument që fokusohet në identifikimin e problemeve dhe tejkalimin e pengesave ndaj potencialit ekonomik të grave në Kosovë. Agjendën mund ta lexoni këtu.
Instituti Riinvest ka publikuar dy video të shkurtra për rritjen e ndërgjegjësimit rreth potencialit ekonomik të grave në Kosovë.
Gratë në tregun e punës në Kosovë
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, YIHR KS ka zbatuar projektin Revizionimi i Kurrikulave, me qëllim që të ndikoj dhe të ndryshoj qasjen e shoqërisë kosovare ndaj të drejtave të njeriut në Kosovë. YIHR KS përmes këtij projekti ka zgjeruar nocionet e vendosura tashmë që janë parë në mënyrë tradicionale si familja, kombi, gjinia dhe seksualiteti, përmes këtyre objektivave:
Rritja e njohurive rreth gjuhës diskriminuese në tekstet shkollore të shkollave të mesme mes palëve të interesit dhe publikut të gjerë;
Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrjen për politikat;
Përmirësimi i komunikimit ndërkulturor.
Zbatimi i projektit ka filluar në qershor 2016 dhe ka përfunduar në shtator 2017, duke mbuluar gjithë Kosovën. YIHR KS ka botuar një analizën Gjuha diskriminuese në tekstet shkollore, raport që analizon tekstet shkollore të nivelit të mesën të lartë në Kosovë dhe jep rekomandime për Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në lidhje me rishikimet e kurrikulave. Analizën mund ta lexoni këtu.
YIHR KS ka prodhuar video në lidhje me çështjet e të drejtave të njeriut në Kosovë, si të drejtat e komunitetit LGBTI, Drejtësia Tranzicionale, gjuha diskriminuese në tekstet shkollore etj. Gjeni videot mëposhtë:
Gjuha diskriminuese në tekstet shkollore
Portretizimi i grave dhe vajzave në tekstet shkollore
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, W4W ka zbatuar projektin Gratë si Agjentë të të Drejtave Pronësore, në Komunën e Ferizajt, Vitisë, Kaçanikut dhe Shtërpcës, me qëllim të edukimit të grave dhe burrave nga vendet rurale për të drejtën e gruas në pronë dhe trashëgimi, si dhe fuqizimin e grave për ta kërkuar këtë të drejtë, përmes këtyre objektivave:
Edukimi i 300 grave rurale dhe 150 burrave ruralë në komunat e Ferizajt, Vitisë, Kaçanikut dhe Shtërpcës për ligjin mbi pronën dhe trashëgiminë dhe procedurat për fillimin e ndonjë procesi ligjore në lidhje me këto të drejta;
Sigurimi i përkrahjes ligjore dhe këshillave për gratë që duan të iniciojnë ndonjë procedurë për të kërkuar të drejtën e tyre në pronë dhe trashëgimi;
Nxitja e grave për të kërkuar të drejtat pronësore dhe trashëgimore përmes fuqizimit të tyre ekonomik dhe;
Ngritja e vetëdijes për të drejtat e grave në pronë dhe trashëgimi në mesin e publikut të gjerë, me fokus më të madh në komunat e Ferizajt, Vitisë, Kaçanikut dhe Shtërpcës.
Zbatimi i projektit ka filluar në dhjetor 2016 dhe ka përfunduar në nëntor 2017, duke mbuluar komunat e Ferizajt, Vitisë, Kaçanikut dhe Shtërpcës. W4W ka publikuar analizën Çka dimë me të vërtetë për të drejtat pronësore, që përqendrohet në njohuritë dhe qëndrimet e grave dhe burrave rreth të drejtave në pronë dhe trashëgimi. Analizën mund ta lexoni këtu.
W4W poashtu, ka botuar një broshurë informative për të drejtat e grave në pronë. Broshurën mund ta lexoni këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, QKSGJ-ja ka zbatuar projektin Përfshirja gjinore në shoqërinë civile dhe sektorin privat në Kosovë, me qëllim të mbështetjes së shoqërisë civile dhe sektorit privat për t’u bërë më të ndjeshëm ndaj gjinisë, përmes këtyre objektivave:
Kontributi për një shoqërie civile dhe sektor privat të ndjeshëm ndaj çështjeve gjinore që u përgjigjen nevojave dhe interesave të burrave dhe grave në strukturat, operacionet, metodat dhe punën e tyre;
Promovimi dhe arritja e barazisë në numrin e grave dhe burrave në të gjitha organet dhe strukturat e brendshme të organizatave (komisione, presidiume, borde dhe organe të tjera);
Zhvillimi i një kornizë të politikës së barazisë gjinore të përshtatur për kontekstin e shoqërisë civile vendore (përfshirë politikën e ngacmimit seksual dhe Kodin e Sjelljes për shoqërinë civile dhe sektorin privat);
Promovimi i barazisë gjinore si diçka pozitive për një vend te shekullit 21. Zbatimi i projektit ka filluar në dhjetor 2016 dhe ka përfunduar në nëntor 2017, duke mbuluar gjithë Kosovën, me fokus në Prishtinë. QKSGJ-ja ka botuar hulumtimin Politikat gjinore në shoqërinë civile dhe sektorin privat që trajton çështjet e perceptimit të njerëzve në lidhje me politikat gjinore në organizatat e tyre dhe ekzistencën e politikave gjinore. Hulumtimin mund ta lexoni këtu.
QKSGJ-ja ka publikuar një sërë fletëpalosjesh informuese mbi ngacmimin seksual dhe strategjitë për barazi gjinore. Fletëpalosjet mund t’i lexoni këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, COD Kosovo ka zbatuar projektin E drejta për Pjesëmarrje aktive dhe Përfshirjen e Personave me Aftësi të Kufizuara – RAPID në Mitrovicën Veriore, me qëllim që të kontribuojë në përfshirjen e plotë të Personave me Aftësi të Kufizuara (PAK) në proceset e komunitetit dhe vendimmarrjes, duke i mbështetur për të avokuar për të drejtat e tyre dhe duke ndikuar në zhvillimin e përgjithshëm socio-ekonomik, përmes këtyre objektivave:
Forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile (OShC) dhe Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuar (OPAK) përmes ngritjes së rrjetit të përbashkët informal;
Krijimi i zgjidhjeve të vetë-qëndrueshme ekonomike për PAK-të përmes programeve të ri-trajnimit dhe ndërtimit të kapaciteteve. Zbatimi i projektit ka filluar në dhjetor 2016 dhe ka përfunduar në nëntor 2017, duke mbuluar komunën e Mitrovicës së Veriut.
Përfituei i Programit Angazhimi për Barazi, Handikos Prishtina ka zbatuar projektin Zgjerimi i Pjesëmarrjes së Personave me Aftësi të Kufizuara (PAK) në Prishtinë, me qëllim të përmirësimit të qasjes dhe përfshirjes së PAK-ve në komunën e Prishtinës, përmes këtyre objektivave:
Rritja e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara në procesin e zhvillimit të planit trevjeçar të qeverisë për PAK-ët;
Sigurimi i zbatimit të Planit Lokal të Veprimit për Aftësinë e Kufizuar 2018-2020.
Zbatimi i projektit ka filluar në dhjetor 2016 dhe ka përfunduar në mars 2018, duke mbuluar komunën e Prishtinës. Handikos Prishtina ka zhvilluar Planin e Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara, i cili iu dorëzua Komunës së Prishtinës. Plani u miratua nga Komuna dhe të gjitha rekomandimet janë marrë në konsideratë. Planin e Veprimit për Aftësinë e Kufizuar 2018-2020 mund ta lexoni këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Iniciativa e Femrës Kosovare – IFK ka zbatuar projektin Zhvillimi i ndërmarrësisë sociale nga perspektiva gjinore, duke synuar zhvillimin e ndërmarrësisë sociale nga perspektiva gjinore përmes këtyre objektivave:
Identifikimi i bizneseve informale në grup që kanë prirje të regjistrohen si ndërmarrje sociale;
Vetëdijësimi dhe edukimi i bizneseve informale në grup përmes zbatimit të Ligjit për ndërmarrësinë sociale;
Inkurajimi i grave që të fillojnë regjistrimin si ndërmarrësi sociale;
Ndërtimi i strukturave të punonjësve për mbrojtjen e të drejtave të punës për gratë sipas ligjit për ndërmarrjet sociale.
Zbatimi i projektit ka filluar në prill 2017 dhe ka përfunduar në janar 2018, duke mbuluar komunat e Gjakovës, Rahovecit dhe Junikut.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, ACDC ka zbatuar projektin Fuqizimi i grave në zonat rurale përmes edukimit për të drejtat e grave në pronë dhe trashëgim, me qëllim të kontribuimit në mobilizimin e komunitetit në zonat rurale për çështjen e barazisë gjinore, trashëgimisë së grave dhe të drejtave pronësore në përgjithësi, përmes këtyre objektivave:
Rritja e njohurive dhe ndërgjegjësimit për të drejtat e barabarta të grave për verifikimin dhe ushtrimin e të drejtave pronësore në zonat rurale, përmes sesioneve edukuese;
Monitorimi dhe raportimi për shërbimet gjyqësore dhe noteriale, kur bëhet fjalë për të drejtat pronësore, dhe dorëzimi i rekomandimeve në Këshillin Gjyqësor të Kosovës;
Monitorimi dhe raportimi mbi marrëdhëniet mes institucioneve që janë përgjegjës për fillimin e procedurës së verifikimit sipas detyrës zyrtare. Zbatimi i projektit ka filluar në prill 2017 dhe ka përfunduar në tetor 2017, duke mbuluar veriun e Kosovës.
ACDC ka publikuar raportin hulumtues Prona e grave dhe qëndrimet ndaj të drejtave të grave në trashëgimi. Hulumtimin mund ta lexoni këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Kosova Glocal ka zbatuar projektin Media proaktive për të drejtat LGBTI, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për realitetet politike, shoqërore dhe kulturore të individëve LGBTI në Kosovë, duke synuar përfshirjen e tyre në shoqërinë kosovare, përmes këtyre objektivave:
Monitorimi i institucioneve kosovare dhe zbatimi i legjislacionit që ndikon në mirëqenien e individëve LGBTI, për të rritur ndërgjegjësimin në shoqëri që të drejtat LGBTI janë të drejta të njeriut dhe për të kërkuar llogaridhënie publike nga institucionet shtetërore kosovare dhe palët e tjera relevante;
Trajtimi dhe ngritja e vetëdijes së aktorëve socialë dhe kulturorë rreth rolit të tyre në avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI;
Luatja e një roli aktiv në raportimin e përdorimit të gjuhëve diskriminuese mes klasës politike të Kosovës.
Zbatimi i projektit ka filluar në prill 2017 dhe ka përfunduar në dhjetor 2018, duke mbuluar tëre Kosovën, me fokus në Prishtinë.
Kosova Glocal ka prodhuar një film dokumentar me 4 episode në lidhje me paradën LGBTI në Prishtinë. Filmin mund ta shihni këtu.
Kosova Glocal poashtu ka botuar një monograf mbi çështjet LGBTI në Kosovë. Monografinë mund ta lexoni këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Klubi Dëshira ka zbatuar projektin Përmirësimi i pjesëmarrjes në punësim dhe vetëpunësim i personave me paaftësi intelektuale, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuar në shoqëri, duke përmirësuar aftësitë e tyre të punësimit me anë të trajnimit dhe punës praktike, përmes këtyre objektivave:
Zhvillimi i kapaciteteve të punës dhe vetëpunësimit për 195 persona me paaftësi intelektuale;
Përmirësimi i nivelit të informacionit për përfaqësuesit e zyrave të punësimit dhe kompanive private për punësimin e personave me paaftësi intelektuale;
Fushatës së avokimit për të drejtat e personave me paaftësi intelektuale dhe vendosja e një dialogu konstruktiv mes institucioneve të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës. Zbatimi i projektit ka filluar në prill 2017 dhe ka përfunduar në shkurt 2018, duke mbuluar komunat e Prishtinës, Mitrovicës, Gjakovës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Handikos Mitrovica ka zbatuar projektin Fuqizimi i Personave me Aftësi të Kufizuara duke rritur Ndërgjegjësimin për të Drejtat e tyre Pronësore, me qëllim të avokimit dhe promovimit të të drejtave pronësore të Personave me Aftësi të Kufizuara pa marrë parasysh gjininë, përmes këtyre objektivave:
Personat me aftësi të kufizuara dhe anëtarët e familjeve të tyre fitojnë njohuri për të drejtat pronësore dhe në trashëgimi;
Dorëzimi i rekomandimeve te institucionet përkatëse për përfshirjen e PAK-ve pa marrë parasysh gjininë. Zbatimi i projektit ka filluar në prill 2017 dhe ka përfunduar në nëntor 2017, duke mbuluar komunën e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skënderajt.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, AVOKO ka zbatuar projektin Vepro Mençur, me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes drejt forcimit dhe përmirësimit të integrimit të të rinjve, përmes këtyre objektivave:
Hartimi i Planit të Veprimit Rinor dhe dhënja e rekomandimeve për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm për komunën e Dragashit;
Organizimi në shkollat dhe vendbanimet e izoluara në komunën e Dragashit i një fushatë mediale për alternativat pozitive për të rinjtë, duke rritur pjesëmarrjen e të rinjve në aktivitetet socio-ekonomike dhe kulturore.
Zbatimi i projektit ka filluar në prill 2017 dhe ka përfunduar në dhjetor 2017, duke mbuluar komunën e Dragashit. AVOKO ka zhvilluar Planin e Veprimit Rinor, e cila është pranuar dhe miratuar nga komuna e Dragashit.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Dokufest ka zbatuar projektin Filmi dhe mediat faktike kundër ekstremizmit, me qëllim të ngritjes së vetëdijes dhe forcimit të imunitetit në komunitet ndaj ekstremizmit të dhunshëm, përmes këtyre objektivave:
Shfaqja e filmave për ekstremizmin e dhunshëm në katër shkolla të mesme rajonale. Pas shfaqjes së filmave, arsimtarët fasilitojnë dhe nxisin diskutime, duke përdorur udhëzuesin shoqërues të diskutimit ofruar nga DokuFest;
Ngritja e kapaciteteve të 15 të rinjve në rrëfimin filmik dhe vizual, përmes prodhimit të serive të video-dokumentarëve me interes njerëzor të fokusuar në rininë e prekur nga ekstremizmi përmes mediave sociale;
Gazetarët e trajnuar ofrojnë trajnime mbi teknikat e rrëfimit, ndërsa Dokufest ofron trajnime për përdorimin e kamerave, regjistrimit audio dhe pajisjeve të postproduksionit për të prodhuar tregime interesante.
Zbatimi i projektit ka filluar në prill 2017 dhe ka përfunduar në shkurt 2018, duke mbuluar komunat e Hanit të Elezit, Kaçanikut, Vitisë, Gjilanit, Prizrenit, Suharekës, Gjakovës dhe Prishtinës.
Të rinjtë përmes Dokufest kanë realizuar 15 filma dokumentarë kryesisht me temë të ekstremizmit të dhunshëm. Filmat mund t’i shihni këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, SPRC ka zbatuar projektin Promovimi i angazhimit të shoqërisë civile në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, me qëllim që të kontribuojë për një shoqëri më të sigurtë, demokratike dhe më të begatë përmes pjesëmarrjes aktive të shoqërisë civile në procesin e politikës dhe vendimmarrjes në Kosovë, përmes këtyre objektivave:
Forcimi i kapaciteteve të OSHC-ve, aktivistëve të rinisë, mediave, autoriteteve lokale dhe kombëtare për të mbështetur zbatimin efektiv të strategjisë qeveritare dhe Planit të Veprimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm;
Kontributi drejt zbatimit të Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çon në terrorizëm;
Lehtësimi i bashkëpunimit konstruktiv mes komuniteteve, autoriteteve lokale dhe ofruesve të sigurisë në trajtimin dhe reagimin ndaj shkaqeve dhe pasojave kryesore të ekstremizmit të dhunshëm.
Zbatimi i projektit ka filluar në dhjetor 2016 dhe ka përfunduar në nëntor 2017, duke mbuluar komunat e Gjilanit, Kaçanikut, Mitrovicës, Pejës dhe Ferizajt. SPRC ka publikuar raportin hulumtues “Faktorët ndikues në radikalizim dhe ekstremizëm të dhunshëm; mësimet nga Peja, Mitrovica, Gjilani, Ferizaji dhe Kaçaniku”. Raportin mund ta lexoni këtu.
Përfituesi i Programit Angazhimi për Barazi, Sbunker ka zbatuar projektin Kundërveprimi ndaj ekstremizmit të dhunshëm përmes Programit të Mendimit Kritik, me qëllim të ndërtimit dhe kultivimit të udhëheqësve dhe krijuesve të rinj të opinionit, me pikëpamje alternative dhe kundërshtuese ndaj atyre që promovohen nga organizatat që nxisin ekstremizmin e dhunshëm, përmes këtyre objektivave:
Forcimi i kapaciteteve të 250 të rinjve që janë udhëheqës opinionesh në mjediset e tyre për të menduarit kritik dhe angazhim publik në kundërveprim ndaj ekstremizmit të dhunshëm, përmes një serie ligjëratash, botimesh dhe shkrimesh përmes rrjetit të mediave sociale;
Forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve të 14 nxënësve të rinj që marrin pjesë në ligjërata, përmes praktikës në Sbunker;
Ndërgjegjësimi i 600 studentëve universitarë në mbarë Kosovën për rreziqet e ideologjive ekstremiste, përmes shfaqjeve të filmave, dhurimit të librave, prezantimeve nga figura të shquara, si dhe rrjetëzimit dhe angazhimit publik në Sbunker;
Ndërgjegjësimi i mijëra të rinjve në mbarë Kosovën për shkaqet, pasojat dhe zgjidhjet e problemit të ekstremizmit të dhunshëm, përmes botimit të shkrimeve në platformën Sbunker dhe mediat sociale.
Zbatimi i projektit ka filluar në dhjetor 2016 dhe ka përfunduar në nëntor 2017, duke mbuluar tëre Kosovën.