PËFITUESIT E FONDIT PËR REAGIM TË SHPEJTË TË PROGRAMIT E4E
Përfituesit e granteve Fondi për Reagim të Shpejtë janë:
Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Komunitetit – CECD Friends
- 20 nëntor, 2015
- Titulli i Projektit: Djemtë dhe burrat, pjesë e zgjidhjes – Tregoni se jeni kundër dhunës
- Lokacioni i Organizatës: Mitrovicë
- Lokacioni i Projektit: Mitrovicë jug dhe veri, Vushtrri, Skënderaj
- Kohëzgjatja e Projektit: 1.5 muaj (20 nëntor – 31 dhjetor 2015)
- Tema: Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijësimit rreth të drejtave pronësore të grave
- Qëllimi i projektit: Rritja e vetëdijes se qytetarëve dhe institucioneve përgjegjëse rreth përfitimeve ekonomike dhe sociale që vijnë nga trajtimi i barabartë i grave në trashëgiminë pronësore.
Instituti për Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime – iChat
- 16 nëntor, 2015
- Titulli i Projektit: Plotësim ndryshimi i udhëzimit administrativ Nr.10/2010 për punën vullnetare të të rinjëve
- Lokacioni i Organizatës: Prishtinë
- Lokacioni i Projektit: Kosovë
- Kohëzgjatja e Projektit: 1.5 muaj (16 nëntor – 31 dhjetor 2015)
- Tema: Zgjerimi i pjesëmarrjes së rinjëve
- Qëllimi i projektit: Të plotësohet dhe ndryshohet udhëzimi administrativ Nr. 10/2010 për punën vullnetare të të rinjëve në Kosovë.