KËRKESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT- KËRKESË PËR OFERTË

Numri i referencës: 02/2019

Advocacy Training and Resource Center (ATRC) është duke zbatuar projektin e titulluar “ENV.net factoring the environmental portfolio for WB and Turkey in the EU Policy Agenda” në kuadër të bashkëpunimit me Co-PLAN, Institute for Habitat Development dhe financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt ka qëllim të kontribuojë në përmirësimin e bërjes së politikave mjedisore dhe zbatimin e tyre në përputhje me standardet e BE-së. Për këtë qëllim, rrjetëzimi synon të kontribuojë në përmisimin dhe intensifikimin e veprime në mes të midis akterëve (përfshirë OSHC-të e mjedisore, mediave dhe politikë bërjes)

Duke pasur parasysh këtë, ATRC do të zhvillojë dhe printoj një sërë publikimesh dhe materialeve promovuese për projektin si një mjet për të promovuar politikat mjedisore dhe zbatimin e tyre. Për këtë qëllim, ATRC fton kompanitë e interesuara të aplikojnë për të realizuar shërbimet e printimit, dizajnimit dhe video animacioneve.

Titulli i kontratës: Shërbime të printimit, dizajnit dhe video animacioneve.
Data: 26 Nentor 2019
Afati i fundit për aplikim: 10 Dhjetor 2019
Vendi: Prishtinë, Kosovë
Emri i autoritetit kontraktues: Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
Adresa: rr. Gazmend Zajmi, 20. 10000 Prishtina, Kosova

Specifikat e shërbimeve të printimit, dizajnit dhe video animacioneve.
Kompanitë e interesuara duhet të shprehin interesin për pjesëmarrje dhe kërkesën për dosjen e plotë për ofertim deri me datën 06 Dhjetor 2019 në bazë të të dhënave të mëposhtme:

Titulli: Shpreshje interesi për Shërbime të printimit dhe dizajnit
Email: [email protected]

Pyetjet: Pyetjet në lidhje me kërkesat teknike apo teknike te kësaj Kërkesë për Ofertë, mund të bëhen vetëm në formë elektronike në [email protected], deri me datën 06 Dhjetor 2019.

Afati i dorëzimit të Ofertave: Ofertuesit do duhet të dorëzojnë ofertat në email adresën e paraqitur më poshtë, para ose me datën 10 Dhjetor 2019, ora 16.00. Ofertat e pranuara pas datës dhe kohës së cekur do të refuzohen.

Email: [email protected]