Open Vacancies
- Open Vacancies
Praktikant/e
Praktikant/e
MUNDËSI ANGAZHIMI PËR PUNË PRAKTIKE
Organizata: Advocacy Training and Resource Center – ATRC
Projekti: USAID Justice Activity in Kosovo
Titulli i pozitës: Praktikant/e
Numri i pozitave: 1
Vendi i punës: Gjykata Themelore në Prizren
Kohëzgjatja e punës: 6 muaj me pagesë
Data e fundit për aplikim: 28.04.2024
Detyrat e punës:
- Të ofroj mbështetje, të adresojë çdo pyetje apo shqetësim si dhe të sigurohet që qytetarët t’i kuptojnë procedurat dhe të drejtat e tyre brenda sistemit të drejtësisë;
- Të ndihmojë qytetarët, duke siguruar trajtim të drejtë dhe drejtësi procedurale;
- Të lehtësojë komunikimin ndërmjet zyrtarëve të gjykatës, përfaqësuesve ligjorë dhe individëve, duke promovuar transparencën dhe mirëkuptimin.
- Praktikanti/ja e gjykatës do të ndërtojë besimin në sistemin e drejtësisë duke nxitur komunikimin e hapur dhe të ndershëm. Ai/ajo do të ofrojë informacion të saktë lidhur me procedurat ligjore duke i përfshirë shërbimet e ndihmës juridike dhe rrjetet mbështetëse;
- Praktikanti/ja do të avokojë për përmirësimin e praktikave të drejtësisë procedurale gjatë angazhimit të tij/saj.
Kualifikimet:
- Diplomë e Fakultetit Juridik;
- Njohuri të mjaftushme ligjore dhe njohuri të përgjithshme të procedurave gjyqësore;
- Shkathtësi komunikimi me palë dhe aftësi në përpilimin me shkrim të drafteve juridike, duke përfshirë aftësinë për përpilimin e dokumenteve ligjore;
- Aftësi në përpilimin e raporteve javore/mujore të punës.
Procedura e Aplikimit
- CV dhe Diploma e skanuar
- Dokumentet duhet të dërgohen në [email protected] me titullin/subjektin “Justice Hotspot Prizren – Emri Mbiemri”