Program Image

Qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale

29.05.2018

ATRC në partneritet me Shoqaten e konsuleteve te Biznesit nga Shkupi, në mars 2018 – mars 2010 ka filluar zbatimin e projektit dyvjeçar të përbashkët ndërkufitar: “Ndërtimi i konkurrencës përmes bashkëpunimit dhe inovacionit: qasja në tregjet e eksportit për produktet artizanale”, mbështetur nga komisioni Evropian përmes programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë * – Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë në kuadër të IPA II. Permes ketij projekti synohet ndkimi ne zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen sociale në zonat ndërkufitare të rajonit të Lindjes në Kosovë, si dhe rajonet verilindore dhe të Shkupit në Maqedoni përmes gjenerimit të të ardhurave të ndërmarrjeve të reja dhe mikro-ndërmarrjeve. Kjo do të arrihet përmes objektivit specifik të rritjes së konkurrueshmërisë duke stimuluar kërkimin e bashkimit dhe praktikat inovative të fillimit të ndërmarrjeve artizanale të orientuara nga eksporti dhe mikro-ndërmarrjeve në zonat ndërkufitare. Në veçanti, grumbullimi ndërkufitar i artizanaleve dhe mikro-ndërmarrjeve do të mbështetet në mënyrë që të zhvillohet prania e bashkëpunimit në tregjet e eksportit të zhvilluar.