ENV.NET

23.09.2015

Projekti “Zhvillimi i ENV.net në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: duke i dhënë qytetarëve një zë për të ndikuar në procesin e reformave mjedisore për integrim më të afërt drejt BE-së” ka filluar më 1 dhjetor 2012 dhe do të vazhdojë deri në dhjetor 2016.

Ky projekt implementohet nga punto.sud (Itali) si organizatë udhëheqëse; dhe si partnerë implementues Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC (Kosovë), Co-PLAN (Shqipëri), Ambasadoret Mjedisor për Zhvillim të Qëndrueshëm – EASD (Serbi), TEMA(Turqi), Byroja Evropiane për Mjedis – EEB (Belgjikë), 4x4x4 Urat e Ballkanit Shkup (Republika e Maqedonisë).

Qëllimi i projektit është që të arrijë një angazhim dhe kapacitet më të madh të partnerëve të ENV.net që t’i ofrojnë zë qytetarëve dhe të ndikojnë në proceset e reformave të sektorit publik në sektorin e mjedisit nëpërmjet analizës, monitorimit dhe avokimit dhe në mirëpritjen e standardeve të acquis-it të mjedisit.

Strategjia e projektit pritet të konsolidojë rolin e ENV.net në nxitjen e dialogut ndërmjet qeverisë dhe shoqërisë civile në nivelin kombëtar dhe rajonal, në analizimin dhe monitorimin e proceseve të vazhdueshme të reformave si dhe në ofrimin e mundësive për t’ju dhënë qytetarëve dhe shoqërisë civile zërin në proceset e reformave mjedisore dhe në integrimin në BE.