Profili

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) bazohet në besimin se qytetari i informuar është çelësi i një shoqërie demokratike, siç edhe po mundohet të jetë Kosova. Me bazë në Prishtinë, ATRC trajnon dhe asiston organizatat jo qeveritare (OJQ) në Kosovë për të profesionalizuar punën e tyre, për të artikuluar kërkesat e tyre dhe për të nxitur strukturat qeveritare për ndryshime.

  • T’ju ndihmoj OJQ-ve kosovare për t’u angazhuar në avokim të suksesshëm duke siguruar rregullisht informacione për:
    1. Mundesi për përpjekje avokimi (si legjislacioni i ardhshëm, dekretet qeveriatare, programet e KB-së.)
    2. Inciativat avokuese te bashkohen në Kosovë, Ballkan dhe nivel global.
    3. Strukturat organizative dhe përgjegjësit e trupave lokale dhe ndërkombtare.
  • Forcimi i bashkëveprimit mes OJQ-ve kosovare duke siguruar informacionin rrethë mundësive të rrjetëzimit.
  • Lehtësimi i shkëmbimit të informacionit dhe burimeve mes OJQ-ve ne Kosovë, Ballkan dhe në nivel global.
  • Të siguroj OJQ-të Kosovare me informacione mbi burime njerëzore dhe financiare të vlefshme në Kosovë dhe jashtë saj.
  • ATRC ofron librari me botime për çështjet sociale, politike dhe ekonomike që lidhen me Kosovën dhe Ballkanin. Organizon debate publike dhe takime legjislative për çështje të rendësishme ne Kosovë. Gjithashtu ofron trajnime për të gjitha OJQ-të në Kosovë.