MISIONI YNË

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) është organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse kosovare që punon për rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe shoqërisë civile në vendim-marrje, si parakusht për një shoqëri të zhvilluar demokratike dhe stabile rajonale.

ATRC ndihmon në forcimin e rolit të OJQ-ve si agjent të ndryshimit në shoqëri, ngritë kapacitetin e OJQ-ve dhe iniciativave qytetare që të ndërruarin kampanjat e avokimit; dhe kontribuon në krijimin e instuticioneve qeverisëse që i takojnë standardeve ndërkombëtare.

ATRC –ja punon me përfaqësues të OJQ-ve, incijativat qytetare, administratën publike dhe me instuticionet politike pa dallim feje, gjinie, etnie, moshe, aftësie, përkatësie politike dhe orientimi seksual.

ATRC realizon qëllimet e veta përmes avokimit, trajnimeve, shkëmbimit të informatave dhe rrjetëzimit në Kosovë e jashtë saj.

HISTORI E SHKURTËR PËR ATRC-në

ATRC është formuar në tetor 2001 si partner implementues për USAID/EWMI Projekt Avokimi për OJQ-të e Kosovës (KNAP). Në fillim ka qenë pjesë e Forumit, por më vonë ka hyrë nën mbikëqyrje të Fondacionit për Iniciativa Demokratike (FDI) e cila e ka dërguar deri te pavarësimi si organizatë jo qeveritare(OJQ) në qershor 2003.

Qëllimi fillestar i ATRC-së ishte që të krijoj trajnim avokimi dhe qendër burimi. Gjatë vitit 2002 – 2005, ATRC ka udhëhequr rrjetin e 27 OJQ-ve kosovare të quajtur AvoKo.

Në shtator 2005, ATRC-ja formalizon marrëveshjen e partneritetit me International Research dhe Exchanges Board (IREX) për të përkrahur zhvillimin e OJQ-ve në Kosovë në kuadër të Programit për Shoqëri Civile të financuar nga USAID-i. Nëpërmjet rolit tonë si qendër e trajnimeve, resurseve dhe informimit për OJQ, ATRC po punon në fuqizimin e autonomisë, efektivitetit, qëndrueshmërisë dhe ndikimit te sektorit te OJQ-ve si katalizator kryesor në zhvillimin e një shoqërie aktive civile dhe të një qeverisjeje të përgjegjshme demokratike. Ka formuar Program të gjerë Informacioni, që përbëhet prej diskutimeve të shpeshta publike; fletushkë mujore, “The Advokate”, botime avokimi; dhe me biblotek të shumëllojshme, me më se 600 tituj.

Si pjesë e aftësisë në ndërtimin e programit, ATRC ka trajnuar më se 700 udhëheqës të OJQ-ve me 40 trajnues në dispozicion.

Që nga 2005, ATRC ka trajnerët dhe konsultantet e vetë të cilët kanë trajnuar më se 500 përfaqësues të OJQ-ve në fusha kyçe të zhvillimit organizativ të OJQ-ve, menaxhimit, avokimit dhe mbledhjes së fondeve.

ÇKA BËJMË NE?

  • Ne si OJQ shërbejmë si shërbim i plotë në avokim, trajnim, resurse dhe informim.
  • Ne punojmë në fuqizimin e autonomisë, efektivitetit, qëndrueshmërisë dhe ndikimit të sektorit të OJQ-ve.
  • Programet tona janë të dizajnuara për ti shërbyer sa më mirë nevojave të klientëve tanë të OJQ-ve.
  • Ne ofrojmë trajnime themelore dhe të avancuara dhe konsultime në organizimin e OJQ-ve në fusha kyçe të zhvillimit, menaxhimit, avokimit dhe shtimit fondeve.
  • Ne ofrojmë informacione në mënyrë elektronike me informacione të freskëta në web faqen tone, marketing dhe komunikim, diskutime publike dhe tryeza të rrumbullakëta, ndërtim koalicioni, dhe ndërmjetësim partneriteti dhe bashkëpunimi.
  • Ne i lehtësojmë bisedimet në mes OJQ-ve Kosovare dhe ndërkombëtare me strukturat qeveritare Kosovare.
  • Ne ofrojmë hapësirë trajnuese dhe shërbime për OJQ-të Kosovare dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë.
  • Ne ofrojmë trajnime për zyrtar të komunave, po ashtu, në fusha të zhvillimit organizativ, menaxhment, strategji planifikuese, komunikim dhe lidhje me media, etj.

ME KËND BASHKËPUNOJMË ?

ATRC-ja i shërben komunitetit të OJQ-ve Kosovare të cilat janë të angazhuara në përpjekje që të sjellin ndryshime pozitive në komunitetin e tyre. Avokim Trajnimi dhe Qendër Burimi (ATRC), Punon për së afërmi me International Research & Exchanges Board (IREX), e cila partnerizohet me ATRC-në të forcoj kapacitetin lokal dhe përkrah zhvillimin e shoqërisë civile të Kosovës nëpërmjet këshillave, trajnimeve, dhënës të granteve, dhe ndihmës teknike.

ATRC-ja ka zhvilluar lidhje punuese me një numër të madh të OJQ-ve Kosovare, agjencive ndërkombëtare, unionet lokale, po ashtu me një numër të vendim marrëseve kyç Kosovar, duke përfshirë anëtarët të qeveris qendrore.