RRITJA E VETËDIJES SË QYTETARËVE DHE PJESËMARRJA NË SISTEMIN E DREJTËSISË

Duke filluar nga muaji shkurt i vitit 2013, Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC) po zbaton projektin e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për qasje në drejtësi me titullin “Rritja e vetëdijes së qytetarëve dhe pjesëmarrja në Sistemin e Drejtësisë”, në kuadër të programit Forward të USAID-it.

Objektivat e projektit janë që të rrisin qasjen e qytetarëve të Kosovës në sistemin gjyqësor duke i ekspozuar organizatat vendore në sistemin e gjykatave në përgjithësi dhe në sfidat e mundësitë për funksionim të përmirësuar të gjykatave si dhe ofrimin e drejtësisë në gjykata në nivel lokal; dhe rritjen e vetëdijes publike, si dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë në mënyrë që qytetarët të marrin pjesë në debate në mënyrë efektive dhe në mënyrë proaktive të mbështesin përpjekjet e institucioneve të sektorit të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile për rritjen e transparencës, luftimin e korrupsionit, dhe që të sigurojnë qasje të barabartë në drejtësi nëpërmjet administrimit të drejtë, transparent dhe efektiv të drejtësisë në Kosovë.

Këto objektiva do të arrihen nga dhënia e grandeve në dy nivele. Organizatat që do të realizojnë:

  1. Projektet për monitorimin e gjykatave, që kanë për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve gjykatë-komunitet, dhe
  2. Projektet për ndërgjegjësimin e publikut dhe arritjes së tyre që kanë për qëllim luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e transparencës dhe korrektësinë në mesin e institucioneve të sektorit të drejtësisë në Kosovë.

Përfituesit e grandeve të financuar përmes këtij projekti priten që të:

  • Ngritin vetëdijesimin e qytetarëve dhe pjesëmarrjen në sistemin e drejtësisë
  • Rrisin numrin e përgjithshëm të anëtarëve të komunitetit të angazhuar në iniciativat e monitorimit në gjykatë
  • Përdorin të dhënat e mbledhura përmes monitorimit në gjykatë për të rekomanduar përmirësime dhe / ose ndryshime të avokatit
  • Të rrisin njohuritë në komunitetet lokale në lidhje me gjykatat e tyre lokale
  • Të rrisin numrin e përgjithshëm të anëtarëve të komunitetit në luftën kundër korrupsionit dhe të rrisin
  • transparencën e korrektësinë në mes të institucioneve të sektorit të drejtësisë në Kosovë;

  • Adresojnë çështjet e ndjeshme gjinore dhe çështjet e pakicave në aktivitetet e monitorimit të gjykatave dhe iniciativave të ndërgjegjësimit publik.

Gjatë zbatimit të projektit, ATRC-ja do të ofrojë mbështetje përmes nën-grandeve për deri në 40 organizata vendore si për kryerjen e aktiviteteve të monitorimit të gjykatave dhe aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe arritjes së tyre. Deri në 32 organizata vendore do të mbështeten në aktivitetet e monitorimit të gjykatave ndërsa deri në tetë organizata vendore do të mbështeten në aktivitetet e ndërgjegjësimit publik dhe kontaktimit të tyre.

Për të arritur ndikim maksimal, ATRC-ja do të ofrojë asistencë të vazhdueshme dhe mbështetje teknike për përfituesit e grandeve mbi çështjet që kanë të bëjnë me projektet e tyre përkatëse dhe menaxhimin organizativ. Përfituesit e grandeve, sidomos ata që nuk kanë përvojë të mjaftueshme apo kapacitete të brendshme, do të mbështeten nëpërmjet ndihmës së vazhdueshme nga ATRC-ja në zbatimin e projekteve.