Programi Angazhimi për Barazi – E4E

Programi Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), do të vazhdoj mbështetjen organizatave të shoqërisë civile, përmes administrimit të granteve me synim të përmirësimit dhe integrimit te grupeve në nevoj dhe të margjinalizuara, fuqizimit të rolit të shoqërisë civile në ngritjen e çështjeve kritike të demokracisë dhe qeverisjes, si dhe të ndikimit në zhvillimin dhe zbatimit efikas të politikave që ndikojnë në këto grupe.

Qëllimi i Programit E4E

Qëllimi i përgjithshëm i Programit Angazhimi për Barazi -E4E është përmirësimi i integrimit të grupeve në nevojë dhe të margjinalizuara dhe fuqizimi i rolit të shoqërisë civile në ngritjen e çështjeve kritike të demokracisë dhe qeverisjes, si dhe ndikimi në zhvillimin dhe zbatimin efikas të politikave, që ndikojnë te këto grupe.

Asistenca e ATRC për përfituesit e granteve bazohet në pesë fusha tematike:

  • Gratë në qeverisje dhe ekonomi;
  • Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijësimit rreth të drejtave pronësore të grave;
  • Rritja e mbrotjes dhe vetëdijes për të drejtat e popullsisë së cenueshme;
  • Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara (PAK); dhe
  • Zgjerimi i pjesëmarrjes së të rinjve.

Komponentet e Programit E4E dhe shërbimet që do të ofrohen për përfituesit e granteve

  1. Dhënia e granteve
  2. Asistenca e synuar për zhvillimin teknik dhe organizativ.

Përmes dhënies së granteve dhe asistencës për zhvillimin teknik dhe organizativ, Programi E4E planifikon të mbështes OShC-të lokale, të cilat përfaqësojnë interesat e grupeve në nevojë dhe të margjinalizuara duke u fokusuar në:

  • Fushata avokimi dhe vetëdijësimi, në bashkëpunim me akterët nga segmente të ndryshme të shoqërisë dhe qeverisë;
  • Angazhim në hartimin e rekomandimeve të politikave mbi çështjet e demokracisë, qeverisjes dhe fuqizimit ekonomik, të nxjerra nga konsultimet me anëtarët e grupeve në nevoj dhe të margjinalizuara, një bazë më të gjerë të qytetarëve dhe akterëve tjerë relevant;
  • Monitorimi dhe përcjellja e zbatimit të legjislacionit, reformave dhe iniciativave të synuara, të cilat janë të një rëndësie të madhe për grupet në nevoj dhe të margjinalizuara.

Përmes mbështetjes së një grupi të gjerë të OShC-ve që përfaqësojnë interesat e grupeve në nevojë dhe të margjinalizuara, Programi E4E parasheh përmirësimin e pjesëmarrjes së grave në qeverisje dhe ekonomi; fuqizimin e grave, përmes vetëdijësimit në lidhje me të drejtat e tyre në trashëgimi dhe bashkë-pronësi të pasurisë; përmirësimin e gjendjes së komunitetit LGBT, duke fuqizuar komunitetin; zgjerimin e pjesëmarrjes së PAK-ve në vendimmarrje në mënyrë që ata të avokojnë për vendosjen e interesave të tyre në krye të agjendës së qeverisë dhe inkurajimin e të rinjve për t’u bërë aktiv në jetën publike, duke ngritur zërin e tyre për çështje që i prekin ata jo vetëm tani, por edhe në të ardhmen.

1. Dhënia e granteve

Programi E4E do të japë katër lloje të granteve për secilën prej pesë fushave tematike: Grante të Mëdha, Grante të Mesme, Grante të Vogla dhe Fondet e Reagimit të Shpejtë. Mundësitë e granteve do të ofrohen disa herë gjatë zbatimit të këtij programi, me raundin I të shpallur në qershor 2015 dhe shpërblimi përfundimtar do të bëhet në fillim të vitit 2020.

Grantet e mëdha pritet të variojnë nga 50,000 $ deri në 100,000 $, grantet e mesme pritet të variojnë nga 25,000 $ deri në 50, 000 $, grantet e vogla pritet të variojnë nga 10,000 $ deri në 25,000 $ dhe fondet e reagimit të shpejtë pritet të variojnë deri në 25,000 $.

2. Asistenca e synuar për zhvillimin teknik dhe organizativ

ATRC do të hartoj një portofolio të shumëllojshme për asistencën për zhvillimin teknik dhe organizativ, e cila përfshin trajnimet e ofruara nga ATRC dhe shërbimet e dizajnuara për ngritjen e kapaciteteve të çdo përfituesi individual të grantit, si dhe shërbimet e veçanta për përfituesit e granteve që merren me të drejtat e komunitetit LGBT. ATRC do të ofroj asistencë të vazhdueshme për përfituesit e granteve, përmes ngritjes së kapaciteteve dhe mbështetjes teknike në çështjet që kanë të bëjnë me projektet e tyre përkatëse dhe çështjet e menaxhimit organizativ.