Shpallje – PROGRAMI ANGAZHIMI PËR BARAZI (E4E) – Rundi VII

PROGRAMI ANGAZHIMI PËR BARAZI (E4E)
Marrëveshje bashkëpunimi Nr.: AID-167-A-15-00001

Kërkesë për aplikime (KPA)
Rundi VII

Data e shpalljes: E premte, 28 shtator 2018
Data dhe ora e mbylljes: E mërkure, 31 tetor 2018, ora 16:00

Vendi i dorëzimit
Kopje elektronike: [email protected]
Kopje fizike: Zyra e ATRC-së, Rr. Gazmend Zajmi, nr 20, Prishtinë, Kosovë

Të nderuar aplikues,

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), në cilësinë e partnerit implementues të Programit të USAID-it Angazhimi për Barazi (E4E) fton organizatat e kualifikuara joqeveritare (OJQ-të) kosovare të parashtrojnë aplikacionet e tyre që të:

  • Zhvillojnë fushata komplekse të avokimit dhe vetëdijesimit në bashkëpunim me akterët nga segmentet e ndryshme të shoqërisë dhe qeverisë;
  • Angazhohen në formulimin e rekomandimeve të politikave për çështjet e përzgjedhura që kanë të bëjnë me demokracinë, qeverisjen dhe fuqizimit ekonomik, të nxjerra nga konsultimet me qytetarët dhe akterët e tjerë;
  • Monitorojnë dhe përcjellin zbatimin e legjislacionit të synuar, reformave dhe nismave me rëndësi të madhe për grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara.

Grantet do të jepen në pesë fusha tematike që janë detajuar mëposhtë:

  • Gratë në qeverisje dhe ekonomi;
  • Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijësimit rreth të drejtave pronësore të grave;
  • Rritja e mbrotjes dhe vetëdijes për të drejtat e popullsisë së cenueshme;
  • Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara (PAK); dhe
  • Zgjerimi i pjesëmarrjes së të rinjve.

Si përgjigje ndaj kësaj KPA-je, Programi E4E parasheh të ndaj një numër të granteve të vogla (midis 10,000 deri në 25,000 dollarë për grant), granteve të mesme (midis 25,000 dhe 50,000 dollarë për grant) dhe granteve të mëdha (midis 50,000 dhe 100,000 dollarë për grant).

Projektet fituese do të kenë afate të ndryshme kohore të realizimit, por duhet të përfundojnë deri në Gusht të vitit 2020.
Buxhetet e propozuara do të negociohen në bazë të vëllimit të Programit të propozuar nga përfituesi i grantit.
Një organizatë mund të aplikojë në një ose më shumë fusha tematike, por programi E4E nuk jep më shumë se një grant për organizatë.

USAID/ATRC synon që përmes Programit E4E të financoj disa grante që përmbushin kërkesat e kësaj KPA-je. Ndarja e të gjitha granteve do të realizohet në pajtim me rregulloret e aplikueshme të poshtë shënuara:

  • ADS 303
  • ADS 303 Dispozitat e obligueshme standarde për pranuesit e fondeve nga OJQ-të jo-amerikane
  • 48 CFR 31.2 (për organizatat fitimprurëse)

Pakoja e plotë dhe e detajuar e KPA-së (e cila përfshin Formularin e plotë për aplikim, Formularin e buxhetit dhe Udhëzuesin për propozim të kostos) mund të merret nga ATRC në adresat e mëposhtme:

ATRC do t’u ofroj aplikuesve përgjigjet dhe sqarimet e nevojshme gjatë përgatitjes së propozimit; do të mbahen nëntë (9) takime/punëtori informative rreth përgatitjes së propozimit të projektit nga ana e ATRC-së në nëntë (9) qytete të Kosovës. Takimet/punëtoritë informative rreth KPA-së do të mbahen në:

 

Vendi Objekti Data Koha
Gjilan Hotel Kristal 08 tetor 2018 10:00-11:30
Graçanicë Hotel Graçanica 08 tetor 2018 14:00-15:30
Pejë Hotel Dukagjini 09 tetor 2018 10:00-11:30
Prizren DokuKino 09 tetor 2018 14:00-15:30
Ferizaj Restorant Orchide 10 tetor 2018 10:00-11:30
Shtërpcë Restorant Lipa 10 tetor 2018 14:00-15:30
Mitrovicë Veriore Qendra e qytetit në veri 11 tetor 2018 10:00-11:30
Mitrovicë Restorant Va Piano 11 tetor 2018 13:00-14:30
Prishtinë Hotel Sirius 12 tetor 2018 10:00-11:30

 

Programi E4E nuk mbulon shpenzimet për pjesëmarrje në Takimet/Punëtoritë informative.
KPA-ja përfshin të gjitha informatat e nevojshme për aplikim për grant, megjithatë pyetjet në lidhje me këtë KPA mund të dërgohen në këtë adresë:

Vëmendje: Stafi i Programit E4E
Zyra e ATRC: Rruga Gazmend Zajmi, Nr 20, 10 000 Prishtinë, Kosovë.
Numri i telefonit të zyres: 038 244 810
E-mail: [email protected]

Afati i fundit për parashtrimin e pyetjeve është 22 tetor 2018, ora 16:00. Të gjitha përgjigjet do t’u shpërndahen aplikuesve të interesuar deri më 24 tetor 2018, në ora 16:00.