Shpallje – Fondi për reagim të shpejtë

PROGRAMI ANGAZHIMI PËR BARAZI (E4E)
Marrëveshje bashkëpunimi Nr: No: AID-167-A-15-00001

Fondi për Reagim të Shpejtë
Kërkesë për aplikim (KPA)

Data e shpalljes: E hënë, 26 shkurt 2018
Data dhe ora e mbylljes: E enjte, 30 prill 2020, ora 16:00
Vendi i dorëzimit: Kopje elektronike: [email protected]

Të nderuar aplikues,

Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC), në cilësinë e partnerit implementues të Programit të USAID-it Angazhimi për Barazi (E4E), fton organizatat e kualifikuara joqeveritare (OJQ-të) kosovare të parashtrojnë aplikacionet e tyre në Fondin për Reagim të Shpejtë.

Grantet do të jepen në pesë fusha tematike që janë detajuar në pjesën e ardhshme:

  1. Gratë në qeverisje dhe ekonomi;
  2. Fuqizimi i grave përmes rritjes së vetëdijësimit rreth të drejtave pronësore të grave;
  3. Rritja e mbrotjes dhe vetëdijes për të drejtat e popullsisë së cenueshme;
  4. Zgjerimi i pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara (PAK); dhe
  5. Zgjerimi i pjesëmarrjes së të rinjve.

USAID/ATRC synon që përmes Programit E4E të financoj disa grante që përmbushin kërkesat e kësaj KPA-je. Ndarja e të gjitha granteve do të realizohet në pajtim me rregulloret e aplikueshme të poshtë shënuara:

  • ADS 303
  • ADS 303 Dispozitat e obligueshme standarde për pranuesit e fondeve nga OJQ-të jo-amerikane
  • 48 CFR 31.2 (për organizatat fitimprurëse)

Fondi për Reagim të Shpejtë është një thirrje e vetme, që është ri-hapur në shkurt 2018 dhe përfundon me datën 30 prill 2020.

Në përgjigje të kësaj KPA-je parashikohet që Programi E4E të ndaj:

  • Grante të shumta që do të jipen në kuadër të Fondit për Reagim të Shpejtë për të pesë fushat tematike, ku një grant mund të arrijë shumën maksimale deri në 25,000 dollarë.

Buxhetet e propozuara do të negociohen në bazë të vëllimit të Programit të propozuar nga përfituesi i grantit.

Projektet fituese do të kenë afate të ndryshme kohore të realizimit, por duhet të përfundojnë deri në nëntor të vitit 2020.

Pakoja e plotë dhe e detajuar e KPA-së (e cila përfshin Formularin e plotë për aplikim, Formularin e buxhetit dhe Udhëzuesin për propozim të kostos) mund të merret nga ATRC në adresat e mëposhtme:

  • Versioni elektronik i Kërkesës së plotë për Aplikacione (KPA) mund të shkarkohet nga: advocacy-center.org;
  • Kopjet në CD mund të merren në ATRC, Rr. Gazmend Zajmi, Nr. 20 Prishtinë, Kosovë;
  • [email protected].

Aplikacionet mund të dorëzohen deri me datën 30 prill 2020. Kopjet elektronike duhet të dorëzohen para afatit.

KPA-ja përfshin të gjitha informatat e nevojshme për aplikim të grantit, megjithatë pyetjet në lidhje me këtë KPA mund të dërgohen në këtë adresë:

Vëmendje: Stafi i Programit E4E
Zyra e ATRC: Rruga Gazmend Zajmi, Nr 20, 10,000 Prishtinë, Kosovë.
Numri i telefonit të zyrës: 038 244 810
E-mail: [email protected]